Aktivitetet



E hënë, 4 nëntor 2013

MBLEDHJA E TETËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 83-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Modernizimi i bllokut 1 në TE Bitola", që do të lidhet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM, (me procedurë të shkurtuar).

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. Ai theksoi se centrali elektrik është në funksion pothuajse 30 vjet. Të tre blloqet në TE Bitolla kanë filluar me punë në mënyrë të njëpasnjëshme në vitin 1982, 1984 dhe 1988. Çdo bllok ka fuqi prej 225 MWel dhe shfrytëzon rreth 2 milion tonë qymyr në vit. Edhe centrali elektrik edhe xehet janë pronë e SHA ELEM. Centrali elektrik nuk është i harmonizuar me kufizimet ekzistuese të emisionit të gazserrëve në Evropë në pajtim me BE direktivat 2001/80. Niveli i NOx është afër kufizimeve evropiane aktuale, por gjithsesi është mbi kërkesat që do të vlejnë pas vitit 2016, përkatësisht ekzistojnë kufizime për instalime të tilla. Në pajtim me BE direktivat, nëse niveli i gazserrëve nuk zvogëlohet nën kufijtë e lejuara, objekti do të duhet patjetër të mbyllet pas datës 31.12.2016. Përveç kësaj, meqë çdo bllok në TE Bitolla është projektuar të punojë 200.000 orë, ndërsa gjendja e blloqeve për energji elektrike të transferuar në rrjet është nën këtë nivel, nevojitet revitalizim urgjent për vazhdimin e afatit të punës të TE Bitolla. 

Revitalizimi i kaldajave në TE Bitolla për zvogëlimin e emisioneve të NOx është planifikuar të zhvillohet në dy etapa, me atë që fillimisht do të përfshihet blloku 2 dhe blloku 3, e pastaj edhe blloku 1. Momentalisht, bëhet modernizimi i bllokut 2 dhe bllokut 3 nga TE Bitolla, aktivitet i cili financohet me hua nga Dojçe banka, ndërsa modernizimi i kullave për ftohje financohet me mjete nga SHA ELEM. Mbetet të revitalizohet edhe blloku 1 për reduktimin e emisioneve të NOx, për realizimin e plotë të fazës së dytë të projektit. Punët që duhen bërë për reduktimin e emisionit të NOx realizohen në kaldajën, ndërsa një pjesë e tyre përputhen me punët që nevojiten për vazhdimin e jetëgjatësisë dhe për zmadhimin e efikasitetit të stabilimentit. Si rrjedhoje e saj, realizimi i modernizimit të kaldajave, njëkohësisht pa u realizuar edhe punët plotësuese për reduktimin e NOx është teknikisht edhe ekonomikisht i paarsyeshëm.  Rezultatet e pritura pas realizimit të plotë të fazës së dytë janë:

  • Vazhdimi i ciklit të jetëgjatësisë së kaldajave për plus 120.000 orë; 
  • Rritja e shkallës së efikasitetit të kaldajave dhe 
  • Reduktimi i emisioneve të NOx.

Përveç rezultateve të cekura, efekt pozitiv nga projekti është edhe parandalimi i importit më të madh të energjisë elektrike, me çka në afat më të gjatë sigurohet stabilitet i sistemit elektroenergjetik nacional dhe harmonizimi me direktivat e BE-së për llojin e tille të stabilimenteve. Me revitalizimin dhe modernizimin e kaldajave dhe sistemeve të tyre shoqëruese sigurohet vlerë e lartë e koeficienteve të efikasitetit në afat më të gjatë dhe zmadhohet siguria e uzinës. Shuma e përgjithshme e mjeteve të nevojshme për modernizimin e kaldajave në bllokun 1, 2 dhe 3 nga TE Bitolla është 88.500.000 euro. 85% e mjeteve të nevojshme për modernizimin e bllokut 2 dhe bllokut 3, SHA ELEM i siguroi përmes huas nga Dojçe banka (49.232.018 euro), ndërsa 15% të mjeteve nga pjesëmarrja personale. 

Për modernizimin e kaldajave ne bllokun 1 të TE Bitolla nevojiten 25.739.616,72 euro. 85% nga vlera e përgjithshme e investimit, përkatësisht 21.878.674,21 euro, do të sigurohen me hua nga Dojçe banka. 15%-shin e mbetur nga vlera e përgjithshme e investimit do ta sigurojë SHA ELEM nga mjetet e saj.  Për realizimin e projektit duhet të paguhet premi HERMES për sigurimin e eksportit në shume prej 2.450.000 euro.  Premia do të sigurohet plotësisht nga huaja nga Dojçe banka. Në pajtim me të lartpërmendurën, shuma e përgjithshme e huas nga Dojçe banka do të jetë 24.328.674,21 euro. Huamarrësi do të jetë SHA ELEM, ndërsa Republika e Maqedonisë do të lëshojë garanci shtetërore.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Bllagoja Stojanovski, z. Samka Ibraimoski, znj. Liljana Kuzmanovska, znj. Vlladanka Aviroviq dhe z. Nikollçe Acevski dhe znj. Jasna Ivanova Davidoviq, përfaqësues nga SHA ELEM.

Në fund të debatit, Komisioni për Financim dhe Buxhet e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click