Aktivitetet



E premte, 7 qershor 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 32-të, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore;
  2. Propozim-ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Ne mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, z.  Zoran Konjanovski, ishte i pranishëm zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj.Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore, është parashtruar një amendament, ndërsa për Propozim-ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, janë parashtruar gjithsej 3 amendamente.

Komisioni, me 4 vota "pro" dhe 5 vota "kundër" nuk e miratoi amendamentin e propozuar për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore, ndërsa tre amendamentet tjera për Propozim-ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, u tërhoqën nga përfaqësuesi i propozuesve.

Në fund të debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligjet të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click