Aktivitetet



E enjte, 18 korrik 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 32, të mbajtur më 17 korrik 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për zona të gjelbra industriale;
  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare. 

Nevojën për miratimin e ligjeve e arsyetoi ministri i Ekonomisë, z. Valon Saraqini. 

Lidhur me Propozim-ligjin për zona të gjelbra industriale ai theksoi se bëhet fjalë për një Propozim-ligj me të cilin mundësohet formimi i zonave të gjelbra në komunat, përkatësisht në njësitë e vetëqeverisjes lokale, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të komunës me tërheqjen e kapitalit të huaj dhe të vendit me çka do të mundësohet zhvillim jo vetëm të komunës por edhe në përgjithësi të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe zmadhim të konkurrencës dhe punësimit.  

Me formimin e zonave të tilla mundësohet menaxhimi i mëvetësishëm dhe disponimi me tokën në bazë të dokumentacionit të miratuar përkatës të planit urbanistik në pajtim me ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik pas përmbushjes së kushteve të caktuara energjetike, teknike dhe kushteve tjera. 

Me ligjin mundësohet që subjektet afariste tokën ndërtimore që është lëndë e tjetërsimit në Njësinë e Vetëqeverisjes Lokale ta marrin me çmim fillestar prej një euro në kundërvlerë me denarë për metër katror. 

Qëllimi parësor i Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike është të precizohen dispozitat e tij lidhur me statusin e të punësuarve në ndërmarrjet publike në lidhje me atë se cilët prej tyre kanë status të nëpunësve publikë sipas kompetencave të tyre të punës dhe do të zbatohet Ligji për nëpunës publikë, e për të cilat do të vlejnë dispozitat e Ligjit për marrëdhënie të punës - arsyetoi ministri i Ekonomisë, z. Valon Saraqini.

Gjegjësisht, me Propozim-ligjin ndryshohet neni 37 me të cilin të punësuarit në ndërmarrjet publike që kryejnë punë me interes publik në pajtim me ligjin fitojnë status të nëpunësve publikë. Të punësuarit që kryejnë punë administrative, ndihmëse dhe teknike nuk do të kenë status të nëpunësve publikë. Të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre do të zbatohen përmes Ligjit për marrëdhënie pune. 

Ministri i Ekonomisë, z. Valon Saraqini për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare arsyetoi se qëllimi i përpilimit dhe miratimit të këtij ligji është transformimi i huas dhe pagesës plotësuese në depozitë në shoqërinë për shoqëri tregtare e cila është në pronësi të saj të plotë, ose nga shoqëri tjetër tregtare nga partneri, përkatësisht aksionari i shoqërisë tregtare në pronësi të tij të plotë. Me zgjidhjet e paraparë ligjore futet bazë juridike për t'u dhënë mundësi personave vendorë, të huaj, fizikë dhe juridikë, që huan e dhënë përkatësisht pagesën plotësuese ta transformojnë në depozitë në shoqëri. Kjo mundësi duhet të dedikohet vetëm për shoqërinë tregtare e cila është në pronësi të plotë të huadhënësit ose nga shoqëri tjetër tregtare e themeluar nga partneri përkatësisht aksionari i shoqërisë tregtare në pronësi të tij të plotë. 

U theksua se në pjesën "Depozita në kryegjënë themelore", përcaktohet se në përbërjen e depozitave te shoqëritë e lidhura, do të mund të hyjnë edhe huat, përkatësisht pagesat plotësuese, përveç përbërjes së paraparë të depozitës nga para, nga sendet dhe të drejtat të cilat kanë vlerë pronësore. Në pjesën "Detyrimi për pagesën e depozitës" është rregulluar se obligimi për pagesën e depozitës në para nuk mund të mbulohet me kërkesën ndaj shoqërisë. Për shkak të arritjes së mundësisë për transformim të huas dhe pagesave plotësuese në depozitë në SHPK, me këtë intervenim do të bëhet përjashtim nga ky rregull. Në pjesën "Pagesa plotësuese" është rregulluar se pagesat plotësuese nuk i zmadhojnë depozitat e partnerëve, as edhe kryegjënë themelore të shoqërisë. Arritja e mundësisë për transformim të pagesës plotësuese në depozitë në shoqërinë është dhënë pikërisht me këtë plotësim. 

Kjo do të thotë se pagesa e transformuar plotësuese në depozitë në shoqërinë shpie në zmadhimin e kryegjësë themelore, me ç'rast propozohet përjashtim nga ky rregull.   Në pjesën "Obligimi kryesor i aksionarit", është përcaktuar se aksionari nuk mund që kërkesat ndaj shoqërisë t'i mbulojë me pagesat e aksioneve, as që mund të realizojë të drejtën vonimit mbi depozitat jomonetare.  Për arritjen e mundësisë për transformim të huas në depozitë në shoqërinë aksionare nevojitet pikërisht në këtë paragraf të bëhet përjashtim nga rregulli i paraparë. Në pjesën "Zmadhimi i kryegjësë themelore me depozitë", është rregulluar pagesa e aksioneve të sapolëshuara për zmadhimin e kryegjësë themelore, përveç mundësisë të jetë në para edhe futja e depozitave jomonetare, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara parashihet të jetë edhe me hua e cila transformohet në depozitë në shoqëri, sipas procedurës të paraparë në këtë ligj. 

Në fund të debatit, Komisioni konstatoi se Propozim-ligjet në lexim të parë janë të pranishëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click