Aktivitetet



E mërkurë, 23 janar 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në mbledhjen e sotme të 32-të, me procedurë të shkurtuar - leximi II, shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale; 
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në afatin e paraparë ligjor, deri në fillimin e mbledhjes, për të dy Propozim-ligjet nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Propozim-ligjet i arsyetoi zëvendësministri i Punës dhe Poetikës Sociale, z.Ibrahim Ibrahimi.

Komisioni i përcolli këto Propozim-ligje në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


 

Click