Aktivitetet



E marte, 23 korrik 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 36-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim:

  1. Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tokën bujqësore; 
  2. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore; 
  3. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural; 
  4. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë; 
  5. Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, i parashtruar nga deputetët Malisha Stankoviq, Rome Trenov, Elena Pavllova, Nexhati Jakupi, Sillvana Boneva, Ilija Dimovski, Pançe Dameski, Rexhail Ismaili, Marija Rashkovska dhe Vlladanka Aviroviq;

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetari i Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj.Lençe Nikollovska i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë, është parashtruar një amendament nga deputeti Malisha Stankoviq.

Në diskutimin për Propozim-ligjin ishin të pranishëm deputetët: znj.Lençe Nikollovska dhe z. Borçe Stavrov.

Komisioni me 10 vota "për" e miratoi amendamentin e propozuar.

Në lidhje me Propozim-ligjet tjera nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që Propozim-ligjet të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Click