Aktivitetet



E mërkurë, 3 korrik 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETENJË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të tridhjetenjë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore.

Kryetarja e Komisionit, znj.Vlladanka Aviroviq, i njoftoi anëtarët se janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni për Çështje Ekonomike shqyrtoi dhe miratoi dy amendamente të parashtruara nga deputetet Vlladanka Aviroviq dhe Julieta Marku, ndërsa nëntë amendamentet e parashtruara nga deputetët Marjanço Nikollov, Mile Andonov, Samka Ibraimoski, Lençe Nikollovska, Borçe Stavrov dhe Pançe Orcev nuk u miratuan.

Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click