Aktivitetet



E martë, 30 korrik 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 35-të, të mbajtur më 24 korrik 2013, si trup punues amë mori në shqyrtim:

  1. Informatën për gjendjen me grumbullimin e grurit për periudhën e të korrave 2012/2013; 
  2. Informatën për Marrëveshjen për marrje me qira të tokës bujqësore të lidhur ndërmjet qiradhënësit Republika e Maqedonisë - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe qiramarrësit DPZP Sahara Pure Eatable Korporation Limitet SHPKNJP i përfaqësuar nga Sukhbinder Singh Heer;

Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në diskutimin për Informatën morën pjesë deputetët: znj. Lençe Nikollovska, z. Marjanço Nikollov, z. Malisha Stankoviq, z. Romeo Trenov, znj.Stanka Anastasova, z. Samka Ibraimovski, z. Pançe Orcev, znj.Cvetanka Ivanova, z. Goran Sugareski dhe z.PançeDameski. 

Debati për Informatat përfundoi me kalim të thjeshtë.

Click