Aktivitetet



E hënë, 16 shtator 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 35-të, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti

Nevojën e miratimit të Propozim-ligjit e arsyetoi z. Ançe Trifunov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë. U theksua se ndryshimet e propozuara përbëhen nga gjashtë nene. 

Me nenin 1 të ndryshimeve dhe plotësimeve futet shërbim i ri i subjekteve juridike "Përkujtues për paraqitje të licencës për shitje të pijeve alkoolike në tregti me pakicë", të cilin e lëshon Ministria e Ekonomisë. Detyrimi ligjor do të jetë që Ministria e Ekonomisë 30 ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së licencës paraprakisht të lëshuar ta përkujtojë bartësin e licencës për periudhën e vlefshmërisë licencës. 

Në ndryshimin e dytë bëhet fjalë për precizimin e dispozitave ligjore. Me ligjin për tregti përcaktohet se tregtari me pakicë gjatë shitjes së pijeve alkoolike dhe energjetike dhe cigareve është i detyruar ta përcaktojë moshën e blerësit dhe parashihet se mënyra e përcaktimit të moshës së personave nga paragrafi 1 i nenit 24 do të përcaktohet nga ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për punët nga sfera e tregtisë. 

Ndryshimi i tretë është në nenin 49 në pjesën e kundërvajtjeve. Me propozimin e Inspektoratit shtetëror të tregut është përcaktuar se kundërvajtje të caktuara duhet të përjashtohen nga procesi i edukimit.

Ndryshimi i katërtë është në pjesën e harmonizimit të dispozitave ndëshkuese të cilat janë në nenin 57, paragrafi 2 në Ligjin bazë me çka harmonizohet me dispozitën materiale të nenit 24-a. Në dispozitat materiale të nenit 24-a nuk është paraparë procedurë për kundërvajtje për pije alkoolike nëse shiten pas kohës e cila është e përcaktuar në pajtim me Ligjin.      

Në debatin morën pjesë anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike z. Stojko Paunovski dhe znj. Julieta Marku, deputeti Samka Ibraimoski dhe z. Ançe Trifunov.

Komisioni për Çështje Ekonomike me gjashtë vota "pro" dhe dy vota "të përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click