Aktivitetet



E enjte, 9 maj 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Tridhjetepestë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale.

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit e arsyetoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Spiro Ristovski. Për fjalë u paraqitën deputetët: znj.Cvetanka Ivanova znj.Beti Kuzmanovska dhe znj.Stanka Anastasova.

Në fund të debatit, sipas nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

 

Click