Aktivitetet



E martë, 24 shtator 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 37-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, të parashtruar nga deputeti Malisha Stankoviq.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për dorëzim të amendamenteve deri në fillimin e mbledhjes nuk janë dorëzuar amendamente për Propozim-ligjin.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Malisha Stankoviq, z.  Pançe Orcev dhe znj. Lençe Nikollovska.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click