Aktivitetet



E martë, 22 tetor 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjeteshtatë, të mbajtur më 18 tetor 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi 14 Propozim-ligje:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut - leximi I;   
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë - leximi I; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin teknik - leximi I; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim - leximi I;  
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike - leximi I; 
  6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve - leximi I;  
  7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hoteliere - leximi I; 
  8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për prodhime ndërtimore - leximi I; 
  9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve - leximi I; 
  10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tregti - leximi I;
  11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ushtrim të veprimtarisë së zejtarit - leximi I; 
  12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete - leximi I;
  13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kontroll të sendeve nga metale të çmueshme - leximi I;
  14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji - leximi I. 

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjeve e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z.  Hristijan Delev.  

- Shkaku kryesor për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin teknik dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike është harmonizimi me dispozitat e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese.  

Ndryshimi i ligjit për mbikëqyrje inspektuese ka për qëllim përcaktimin e statusit të inspektoratit, përcaktimin e kushteve të cilat duhen përmbushur për të qenë inspektor, si dhe përcaktimin e obligimit të inspektoratit për të përpiluar plane për punë. 

Me ndryshimin e propozuar, në vend të komisioneve të deritanishme të formuara me ligje të veçanta konkrete për ankesa kundër aktvendimeve të organeve të inspektimit, në shkallë të dytë do të vendosë Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ky ligj bazohet në parimet e njëjta në të cilat bazohet edhe teksti bazë i ligjit.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, z.  Delev theksoi se qëllimi i ndryshim-plotësimeve të Ligjit për energjetikë është harmonizimi me Ligjin për dhënien e provimit të jurisprudencës, në kuptim që procedura për dhënie të provimeve të jetë mënyrë e njëjtë si dhënia e provimit të paraparë në ligjin për provimin e jurisprudencës. 

Ky ligj bazohet në parimet e njëjta në të cilat bazohet edhe teksti bazë i ligjit. Si zgjidhje themelore që i ofron ky ligj janë përcaktimi i dispozitave me të cilat do të sigurohet procedurë transparente për realizimin e provimeve. 

Me ndryshimin e propozuar është paraparë dhënie e provimit për marrjen e autorizimit për kontrollorë energjetikë dhe dhënie e provimit për marrjen e certifikatës për aftësim profesional të operatorëve të aparaturave dhe makinerive energjetike.   Gjithashtu, bëhet harmonizim në pjesën e procedurave që zbatohen te provimet e paraparë me ligjin për energjetikë me procedurën e paraparë me Ligjin për provim të jurisprudencës.

- Ndryshimet e propozuara me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim përbëhen në pjesën e certifikatave për provimin e dhënë për drejtor të autorizuar të falimentimit. Në atë pjesë përcaktohet mënyra dhe rregullat për dhënie të këtij provimi profesional sipas modelit të provimit të jurisprudencës. 

- Miratimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve dhe Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për tregti, ka për qëllim harmonizimin me dispozitat e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. Ndryshimi i propozuar, në vend të komisioneve të deritanishme të formuara me ligje të veçanta konkrete për ankesa kundër aktvendimeve të organeve të inspektimit, në shkallë të dytë do të vendose Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë.

- Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hoteliere dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, është harmonizimi me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.  Ky ligj bazohet në parimet e njëjta në të cilat bazohet edhe teksti bazë i ligjit. Me zgjidhjet themelore të cilat i ofron ky Ligj parashihet që për ankesën e aktvendimit të inspektorëve të vendosë Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për prodhime të ndërtimtarisë, ndryshimi i propozuar ka për qëllim përshpejtimin e zgjidhjes së ankesave për aktvendimin e Inspektoratit shtetëror të tregut, me çka do të bëhet lehtësimi i gjithë procedurës. Bëhet harmonizimi me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

- Nevoja për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për ushtrimin e veprimtarisë së zejtarisë është në drejtim të përshpejtimit të procedurës për zgjidhjen e ankesës për aktvendimet gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese me çka do të lehtësohet e gjithë procedura për vendosje në shkallë të dytë. 

- Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, merren masa për harmonizimin e Ligjit për automjete me Ligjin për provim të jurisprudencës.

- Shkaku kryesor për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për kontroll të sendeve nga metale të çmueshme është harmonizimi i tij me dispozitat e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. Ky ligj bazohet në parimet e njëjta në të cilat bazohet edhe teksti bazë i ligjit. Zgjidhjet themelore që i ofron ky ligj kanë për qëllim përcaktimin e dispozitave me të cilat do të harmonizohen dispozitat me të cilat është dhënë mundësi për paraqitje të ankesës për aktvendimin e miratuar në pajtim me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese. 
Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi se të gjithë Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click