Aktivitetet



E enjte, 9 maj 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjetetetë, të mbajtur sot, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen e tregut dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: znj. Biljana Stojanova, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë dhe z. Muedin Kaveçi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, të cilët e arsyetuan nevojën e miratimit të ligjit në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale në diskutim mori pjesë deputetja znj. Sillvana Boneva.

Në fund të diskutimit, Komisioni me shtatë vota "për" vlerësoi se Propozim-ligjet pranohen dhe duhet të jepen në lexim të mëtejshëm.   

Click