Aktivitetet



E enjte, 27 qershor 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETETRE E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 33-të, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Zoran Konjanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit, znj.Lençe Nikollovska i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.

Në diskutimin për Propozim-ligjin, përveç ministrit Konjanovski, morën pjesë edhe deputetët z. Rexhail Ismaili dhe z. Pançe Orcev.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit me procedurë të shkurtuar, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click