Aktivitetet



E premte, 2 gusht 2013

MBLEDHJA  E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetetretë, të mbajtur më 30 korrik 2013, si trup punues amë, në lexim të dytë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për zona të gjelbra industriale;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare.

Për Propozim-ligjin për zona të gjelbra industriale, Komisioni shqyrtoi dy amendamente të parashtruar nga deputetët: znj Nada Stançevska, znj Vlladanka Aviroviq, z Nexhati Jakupi, znj Sillvana Boneva, z. Rexhail Ismaili dhe znj Julieta Marku, dhe të njëjtit i miratoi.
 
Në bazë të nenit 149, paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi një amendament të karakterit juridik-teknik dhe e miratoi me shumicën e votave.

Komisioni e përcolli këtë propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike.

Komisioni i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë këtë Propozim-ligj.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, Komisioni e shqyrtoi një amendament të parashtruar nga deputetët: znj Vlladanka Aviroviq, z. Nexhati Jakupi, znj Julieta Marku, zj- Nada Stançeska dhe znj Sillvana Boneva, i cili u miratua me shumicën e votave.

 

Click