Aktivitetet



E martë, 29 janar 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të tridhjetetretë, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për organizata invalidore; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës; 
  3. Propozim-ligj për mbrojtjen e fëmijëve.

- Kryesuesi i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, z.Mile Paçemski, konstatoi se në afatin e paraparë ligjor për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për organizata invalidore nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Nuk u zhvillua debat për ligjin e propozuar, dhe këtë propozim-ligj komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin.

 - Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës u parashtruan gjithsej tre amendamente nga deputetët: Gazmend Aliji dhe Bekim Fazliu, të cilat me 1 votë "pro" dhe 7 vota "kundër" nuk u miratuan.

Në debatin për amendamentet mori pjesë: deputeti Gazmend Aliji dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z.Spiro Ristovski.

Pas përfundimit të debatit për amendamentet, Komisioni këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin.

- Lidhur me Propozim-ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, kryesuesi Paçemski konstatoi se në afatin e paraparë ligjor janë parashtruar gjithsej katër amendamente nga deputetët Suzana Saliu dhe Vele Gjorgjievski.

Të gjithë katër amendamentet u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar. Komisioni Propozim-ligjin për mbrojtjen e fëmijëve e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 


 

 

Click