Aktivitetet



E martë, 19 shkurt 2013

MBLEDHJA NR.56 E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të pesëdhjetegjashtë, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social (me procedurë të shkurtuar).

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z.Ardijan Xheladini.  

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë i përcjell gjendjet në ekonominë dhe rregullisht ndërmerr aktivitete për krijimin e klimës pozitive përmes së cilës lehtësohet puna e subjekteve ekonomike dhe zhvillohet ekonomia e tregut. 

Republika e Maqedonisë është ekonomi e hapur dhe si rezultat i saj ndikimet e jashtme negative kanë efekt edhe mbi ekonominë e vendit. Efektet negative të shkaktuara nga kriza globale ekonomike dhe financiare janë shembull për atë dhe pasqyrohen edhe në punën e sektorit të biznesit në Republikën e Maqedonisë.

Për zbutjen e këtyre efekteve, në periudhën e kaluar u miratuan më shumë masa kundër krizës të cilat kanë për qëllim të krijojnë klimë të volitshme në punën e sektorit real në rrethanat e sapokrijuara. 

Për shkaqet e njëjta, duke përcjellë gjendjet që ndikojnë negativisht mbi aktivitetet afariste të subjekteve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë Ligjin për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social.

Ky propozim-ligj, para se gjithash ka për qëllim të mundësojë zvogëlimin e ngarkesës financiar të subjekteve afariste përmes lirimit nga detyrimi për pagimin e kamatave në bazë të kontributeve të papaguara të sigurimit të detyrueshëm social, prej të cilave pjesa më e madhe është akumuluar në periudhën e krizës. 

Në këtë mënyrë, përmes heqjes së pjesës së borxhit që është krijuar në bazë të kamatës, përveç asaj që zvogëlohet ngarkesa, krijohen edhe rrethana për servisimin e rregullt të detyrimeve rrjedhëse që krijohen sipas kësaj baze. 

Në bazë të asaj që u përmend, propozohet miratimi Ligjit për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar;

Kryesuesja e Komisionit, zonj.Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

 

Click