Aktivitetet



E premte, 12 prill 2013

MBLEDHJE PRELIMINARE E DEPUTETËVE ROMË PËR PËRPARIM TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me OSBE-në, u mbajt mbledhja preliminare e deputetëve romë të rajonit, e cila ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet.

Në mbledhjen u diskutua për idenë për bashkëpunim më të afërt ndërmjet përfaqësuesve romë në parlamentet, për promovim më të mirë dhe për t'u dhënë rëndësi më të madhe çështjeve dhe interesave rome në Evropë, pastaj për kolegjialitetin, barazinë, transparencën, përgjegjësinë e përbashkët, konsensusin dhe për reprezentativitetin.

Gjithashtu, në mbledhjen u trajtuan çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë romët, pa marrë parasysh prejardhjen dhe shtetësinë e tyre, duke e theksuar prejardhjen etnike të përbashkët të romëve dhe interesin e përbashkët në lobimin që "të dëgjohet më fuqishëm " dhe të njihet zëri i tyre.      

Click