Aktivitetet



E hënë, 7 tetor 2013

MINISTRAT E PUNËVE TË JASHTME TË LITUANISË DHE RUMANISË ME POROSI MIQËSORE DHE TË QARTA PËR MAQEDONINË

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska; Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski dhe Udhëheqësi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar me Bashkimin Evropian, z. Kenan Hasipi, si dhe anëtarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Dëshira Imeri, u takuan me z. Linas Linkeviçius, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë dhe kryesues me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe z. Titus Korllacean, ministër i Punëve të Jashtme i Rumanisë dhe kryesues me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Në fjalimin e saj përshëndetës, znj. Radmilla Shekerinska u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve në emrin e saj personal dhe në emër të të pranishmëve, dhe shkurtimisht i njoftoi me punën dhe funksionimin e Këshillit.

Në fokusin e takimeve ishin: çështja e emrit, ngjarjet e 24 dhjetorit, prioritetet e arritura reformuese në kuadër Dialogut paraaderues të nivelit të lartë, si dhe raportet pozitive për progresin e Republikës së Maqedonisë nga ana e Komisionit Evropian.

Z. Lineviçius e theksoi përkrahjen për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, njëkohësisht e përshëndeti progresin e Marrëveshjes së 1 marsit dhe vazhdimin e punës së Parlamentit, si dhe nënshkrimin e Memorandumit për përmbushjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE nga partitë politike të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari Hasipi theksoi se Republika e Maqedonisë e vlerëson shumë qëndrimin e Kryesimit të Lituanisë se procesi i zgjerimit duhet doemos të mbetet kredibil për të gjithë shtetet-aspirantë, njëkohësisht duke kujtuar iniciativën e vitit të kaluar të të tre kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, si dhe miratimin e Deklaratës së përbashkët për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë, e cila i është parashtruar kryesisë daneze. 

Z. Korlacean nënvizoi se në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi rajonal i cili është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se e kupton historinë e vendit tonë. Ai potencoi se në interes të Rumanisë është arritja e atmosferës pozitive dhe se veçanërisht janë të rëndësishme negociatat me Greqinë dhe Bulgarinë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe Rumanisë i dërguan porosi të qarta dhe miqësore Maqedonisë, me rekomandim për përkushtim më të madh në çështjen për mediat dhe lirinë e gazetarëve, si dhe për arritjen e marrëveshjes bilaterale për kontestin me emrin. 

Click