Aktivitetet



E martë, 9 prill 2013

NEVOJITET QË TË GJITHË PARTITË POLITIKE TË FOKUSOHEN NË EUROINTEGRIMET

Në kuadër të mbledhjes së 14-të të Këshillit Nacional për Eurointegrime, në të cilën mori pjesë edhe Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE, mbajti fjalim z.Shtefan File, komisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane të Komisionit Evropian.

Në mbledhjen, përveç kryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Sheqerinska dhe nënkryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Sillvana Boneva, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri për eurointegrime, z.Fatmir Besimi, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z.Stefano Sanino, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z.Aivo Orav, si dhe z.Andrej Lepavcov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Znj.Sheqerinska në fjalimin e saj hyrës me kënaqësi të veçantë e përshëndeti praninë e eurokimisarit Shtefan File, duke shprehur falënderim për seriozitetin dhe angazhimin e tij për tejkalimin e krizës politike që vijoi pas ngjarjeve të 24 dhjetorit në Kuvend.

Eurokimisari File, duke shprehur kënaqësi nga vizita, theksoi se Republika e Maqedonisë tregoi përkushtim ndaj dialogut paraaderues, është arritur progres dhe janë futur masa në sfera të caktuare pavarësisht ngjarjeve të 24 dhjetorit.

Dialogu paraaderues u tregua si katalizator i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe i caktoi reformat specifike në pesë sfera kryesore përmes procesit të dialogut. Reformat janë në pajtim me qëllimet e dialogut paraaderues - theksoi z.File.

Ka progres në kuadër të sundimit të së drejtës, përmes përmirësimit të efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe reformave në administratën publike. 

Lidhur me lirinë e të shprehurit dhe mediave, me rëndësi esenciale është të vazhdojë dialogu me gazetarët dhe ato të inkuadrohen në reformat në këtë sfera dhe atë në mënyrë transparente dhe të hapur.

Në planin ekonomik janë shlyer të gjitha detyrimet ndaj ndërmarrjeve nga ana e Qeverisë, njëkohësisht u përshëndet edhe Plani aksional për punësimin e të rinjve.

Zgjedhjet lokale eurokomisari i vlerësoi si mirë të realizuara dhe konkurrente. Duke u sugjeruar kryetarëve të ardhshëm të komunave të ndërtojnë lidhje dhe mirëbesim me të gjithë qytetarët dhe përfaqësim të tyre të barabartë, pa dallim të përkatësisë etnike.

Ky është çasti kryesor për Maqedoninë para raportit të ardhshëm, i cili do të prezantohet të dielën e ardhshme dhe nevojitet që të gjithë partitë politike të fokusohen në eurointegrimet.  

Por mbetet që sa më shpejtë të formohet Komisioni Anketues i cili do të qartësojë ngjarjet e 24 dhjetorit, ndërsa të gjitha partitë të nënshkruajnë memorandum për përkushtim ndaj proceseve eurointegruese. 

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, z.Besimi, theksoi se eurointegrimi paraqet alternativë më të mirë dhe të vetme për një vend stabil, të qetë dhe të zhvilluar.

Në mbledhje për fjalë u paraqitën edhe: znj.Sillvana Boneva, z. Antonio Milloshevski, z.Igor Ivanovski, z.Hajrulla Misini, z.Kenan Hasipi, z.Goran Georgiev, z.Vlladimir Gjorçev, si dhe z.Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, pastaj znj.Tanja Hafner-Ademi nga Platforma Civile e Maqedonisë dhe z.Zhivko Mitrevski nga Lidhja e Sindikatës të Maqedonisë.

Click