Aktivitetet



E mërkurë, 25 shtator 2013

PËRKRAHJA E RËNDËSISHME NGA MBRETËRIA E BASHKUAR NË RRUGËN DREJT EUROINTEGRIMIT

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës Veriore u takua me baroneshën D'Souza, lord spikere e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Në takimin, përveç kryetares së Grupit parlamentar, znj. Ermira Mehmeti, ishin të pranishëm edhe anëtarët: z. Ilija Dimovski, z. Harallampie Shokarovski, z. Goran Sugareski dhe znj. Stanka Anasatosva, SH.T.  Jovan Donev, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe SH.T. Kristofer Ivon, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë.

Znj. Ermima Mehmeti në fjalimin e saj përshëndetës shprehu kënaqësi nga vizita dhe ushqeu shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet të dyja vendeve në të gjitha sferat, veçanërisht në aspekt të bashkëpunimit parlamentar, si dhe në aspekt të rëndësisë së përkrahjes që e morën nga Mbretëria e Bashkuar në rrugën drejt integrimit në BE-së dhe NATO.

Baronesha D'Souza shprehu kënaqësi për vizitën në Kuvend, njëkohësisht shprehu edhe interes për punën e Grupit parlamentar për bashkëpunim, për pritjet e tyre, për ngjarjet nga 24 dhjetori, mekanizmat me të cilat shërbehen anëtarët e Parlamentit me qëllim që ta mbajnë të përgjegjshme Qeverinë, si dhe për sistemin e vendimmarrjes në punën parlamentare.

Të pranishmit u pajtuan se kjo vizitë është sinjal i rëndësishëm për interesin që e ka Mbretëria e Bashkuar e Mbretërisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhe principiele që ia jep Maqedonisë. 

Projektet të cilat Mbretëria e Bashkuar i përkrah përmes ambasadës së saj dhe Fondacionit vestministër për zhvillimin e kapaciteteve demokratike të Parlamentit janë një nga më të rëndësishmet në periudhën e kaluar. 

Ajo që mbetet si sfidë në bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve është mësimi i parlamentarizmit, pluralizmit dhe demokracisë në kuptimin e vërtetë të fjalës. 

Click