Aktivitetet



E hënë, 25 shkurt 2013, Bruksel

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR POLITIKË ENERGJETIKE 

Delegacioni i Komisionit për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, znj.Vlladanka Aviroviq, në përbërje të: z.Malisha Stankoviq, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Rexhail Ismaili dhe z.Dragan Cuklev, me 21 dhe 22 shkurt 2013 qëndroi në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Gjatë vizitës, Delegacioni mori pjesë në Seminarin Parlamentar me temë "Politika Energjetike e BE-së dhe ndikimi i saj mbi vendet të cilët janë procesin e paraaderimit" në Parlamentin Evropian. 

Në seminarin morën pjesë deputetët nga parlamentet e vendeve që janë në proces të paraaderimit, nga Parlamentit Evropiane, si dhe ekspertë nga sfera e energjetikës.

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq, në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e seminarit parlamentar. U theksua se Republika e Maqedonisë, si shtet-kandidat për anëtarësim në BE, realizon në mënyrë efikase reforma serioze në sistemin shoqëror. 

Aspirimet për anëtarësim në BE shënojnë vetëdijen për nevojën e përmbushjes së standardeve në më shumë sfera, prej të cilave rëndësi të veçantë ka sfera e energjetikës. 

Principet për bashkëpunim me Bashkimin Evropian në sektorin e energjetikës është paraparë t'i pasqyrojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe Marrëveshjes për kartën e energjetikës. Liberalizimi i plotë i tregut të energjisë elektrike dhe gazit duhet të përfundojë deri në janar 2015. 

Me strategjinë për zhvillimin e energjetikës është definuar zhvillimi më i përshtatshëm afatgjatë i sektorit të energjetikës në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që të sigurohet furnizimi i sigurt dhe cilësor i konsumatorëve me energji, duke miratuar prioritetet në vijim:
-mirëmbajtja, revitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne për nevojat e prodhimit dhe shfrytëzimit të energjisë; shfrytëzimi i resurseve vendore (rezervat e linjitit, potenciali hidroenergjetik dhe energjia diellore); zmadhimi i shfrytëzimit të burimeve rigjeneruese të energjisë, si dhe vendosja e çmimit të energjisë. 

Znj.Aviroviq në veçanti theksoi shfrytëzimin e burimeve rigjeneruese të energjisë, në aspekt se Republika e Maqedonisë prej 365 ditëve të vitit ka pothuajse 300 ditë diellore. 

Në aspekt të burimeve rigjeneruse të energjisë, përveç hidrocentraleve të mëdha, planifikohet të ndërtohen edhe hidrocentrale të vogla dhe centrale me erë. 

Republika e Maqedonisë e ka miratuar Planin e parë aksional për efikasitet energjetik dhe gjatë vitit 2013 do të fillojë me përgatitjen e Planit të dytë aksional. 

Qëllimi i miratimit të Ligjit për energjetikë ishte harmonizimi i mëtutjeshëm me legjislacionin evropian, përkatësisht ky ligj është i përpunuar në pajtim me obligimet që i ka Republika e Maqedonisë në procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përkatësisht në pajtim me Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim me BE-në, si dhe në bazë të Marrëveshjes për themelimin e komunitetit energjetik.   
 

Click