Aktivitetet



E martë, 4 qershor 2013

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË KONFERENCËN RAJONALE PËR BALLKANIn PERËNDIMOR NË MAL TË ZI

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me znj.Vlladanka Aviroviq kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Ballkanin Perëndimor me temë: "Politika konkurrente", në organizim të Fondacionit Vestministër.

Në konferencën, me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Parlamentit të Malit të Zi, z. Aleksandar Damjanoviq, u prezantuan pasqyrat rajonale të politikës për konkurrencë në vendet e Ballkanit Perëndimor, nga ekspertët, me ç'rast u theksua nevoja për zhvillimin e mëtejmë të rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi dhe financa dhe komisioneve për çështje evropiane në drejtim të përforcimit të rolit të parlamenteve dhe qeverive në promovimin e konkurrencës dhe rritjes ekonomike në vendet e rajonit.

Në diskutimin delegacioni maqedonas theksoi se nuk mund të flitet për konkurrencë në shtetet e Ballkanit Perëndimor të izoluar nga procesi i ndihmës shtetërore, sepse këto dy procese janë reciprokisht të lidhura dhe e plotësojnë njëri tjetrin. Ky propozim u përkrah edhe nga pjesëmarrësit tjerë në konferencë me konkludim që në njërën prej konferencave të ardhshme në kuadër të këtyre mbledhjeve të zhvillohet diskutim edhe për ndihmën shtetërore në shtetet e përfshirë në këtë rrjetë.

Në fokusin e konferencës ishte puna e mëtutjeshme e rrjetit të themeluar të komisioneve parlamentare për ekonomi dhe financa dhe komisioneve për çështje evropiane dhe aktivitetet dhe temat e ardhshme përfundimisht me marsin e vitit 2015, dhe atë në pjesën e shfrytëzimit të IPA fondeve, investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor, për çështjet nga sfera e energjetikës dhe financave. Njëkohësisht u potencua se nevojiten ekspertë nga rajoni - njohës të mirë të këtyre problematikave, e të cilët do të japin garanci për të dhënat në një bazë të të dhënave për nevojat e rrjetit parlamentar.
 
 

Click