Aktivitetet



E premte, 5 korrik 2013

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË MBLEDHJEN PARLAMENTARE TË KOMUNITETIT ENERGJETIK

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: znj. Vlladanka Aviroviq, z. Dragan Cuklev, z. Rexhail Ismaili dhe z. Nikollçe Acevski, mori pjesë në mbledhjen e parë të deputetëve nga vendet pjesëmarrëse dhe miq të Komunitetit Energjetik, që u mbajt dje në Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në Vjenë, Austri

Mbledhja që u organizua në formë të seminarit njëditor në bashkorganizim me Sekretariatin e Komunitetit Energjetik dhe Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, kishte për qëllim përfshirjen më të madhe të parlamenteve në punën e Komunitetit Energjetik. 

Përveç deputetëve nga Maqedonia, morën pjesë edhe deputetë nga parlamentet nacionale të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës dhe Moldavisë.  

Qëllimi i seminarit ishte t'i informojë deputetët për mënyrën e punës së organizatës, për çështjet më urgjente të politikës dhe për mënyrat me të cilat deputetët vetë do të mund të ndikojnë në procesin.

Prezantimet ishin të fokusuara në rolin e rregullatorit, Strategjinë për Energjetikë dhe RESI-projektet, çështjet sociale, efikasitetin energjetik, burimet rigjeneruese të energjisë, energjinë elektrike, gazin dhe rezervat e naftës. 

Pas prezantimeve, deputetët kishin mundësi ta komentojnë gjendjen në vendet e tyre, duke dhënë vlerësime të tyre.

Kjo ishte mbledhja e parë e një grupi miqsh të Komunitetit Energjetik, me dëshirë që iniciativa të vazhdojë si traditë çdo vit. 
 

Click