Aktivitetet



E premte, 26 prill 2013, Garmish-Partenkirhen, Gjermani

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SEMINARIN PËR POLITIKË NACIONALE TË SIGURISË

Deputetët Marija Rashkovska, Dimitar Stevanaxhija, Toni Trajanovski, Kosana Mazneva-Nikoliq, Tanja Tomiq, Cvetanka Ivanova, Safet Bishevac, Suzana Saliu, Vjollca Mehmedi-Nuredini, Marjanço Nikollov dhe Ivon Veliçkovski nga 23 deri 26 prill 2013 marrin pjesë në seminarin për politikë nacionale të sigurisë, i cili mbahet në Garmish-Partenkirhen, Gjermani.

Ky eveniment organizohet nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë "Xhorxh Marshall", ndërsa në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë. 

Seminari ka për qëllim vendosjen e komunikimit strategjik me institucionet parlamentare në sektorin e sigurisë dhe forcimin e kapacitetit për implementimin dhe zhvillimin e strategjisë nacionale të sigurisë dhe mbrojtjes e cila do të mundësojë transparencë gjatë miratimit të politikave mbrojtëse.

Në seminarin u diskutua për rolin e parlamenteve në miratimin e buxhetit dhe në mbikëqyrjen financiare mbi sektorin e sigurisë, si dhe për parandalimin e krimit dhe korrupsionit, për sundimin e së drejtës dhe për bashkëpunimin rajonal të sigurisë. 

Click