Aktivitetet



E hënë, 1 korrik 2013, Stamboll

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SESIONIN VJETOR TË AP TË OSBE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) në përbërje dr.Ana Pavlovska Daneva, shefe e Delegacionit dhe z. Xhevat Ademi, zëvendësanëtar i Delegacionit merr pjesë në Sesionin e vjetor  të 22-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që mbahet nga 28 qershor deri 3 korrik 2013 në Stamboll, Republika e Turqisë.

Në sesionin, në të cilin temë kryesore për diskutim është: "Helsinki + 40" marrin pjesë më shumë se 250 deputetë nga 55 parlamente anëtare të AP të OSBE-së. 

Në seancën inauguruese para anëtarëve të AP të OSBE-së morën fjalë: z. Vllfgang Grosruk, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Xhemil Çiçek, kryetar i Asamblesë së Madhe Nacionale të Republikës së Turqisë, z. Leonid Kozhara, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe kryesues me OSBE-në, z. Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, dhe z. Llamberto Zanier, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Kryetari z. Vollfgang Grosruk i ftoi parlamentarët në mënyrë aktive të përfshihen në aktivitetet e OSBE-së, sepse vetëm në atë mënyrë Asambleja Parlamentare mund të luajë rol të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar. Z.Xhemil Çiçek, kryetar i Parlamentit të Turqisë u përqendrua në nevojën për luftë kundër racizmit dhe ksenofobisë dhe krizës humanitare në Siri.

Z. Emin Onen, shef i Delegacionit Turk në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e lexoi porosinë nga z. Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën theksohet se Asambleja Parlamentare duhet të ketë rol udhëheqës në kuadër të OSBE-së. 

Kryesuesi me OSBE-në, z. Leonid Kozhara, ministër i Punëve të Jashtme i Ukrainës, informoi për prioritetet e kryesimit ukrainas me OSBE-në dhe u përgjigj në pyetjet e deputetëve. Ai e theksoi gatishmërinë e Kryesimit ukrainas ngushtë të bashkëpunojë me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, me qëllim thellimin e prioriteteve të përbashkëta. Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, z. Ahmet Davutogllu u përqendrua në përvjetorin e ardhshëm nga Akti final i Helsinkit dhe porositi se nevojitet "iniciativë të tillë të Helsinkit" për vendet nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së z. Llaberto Zanier u përqendrua në nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërqeveritar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të OSBE-së me organizata tjerë ndërkombëtarë.

Në kuadër të diskutimit në mbledhjen e Komisionit për Demokraci, Të drejtat e Njeriut dhe Çështje Humanitare, fjalim u paraqit për fjalë dr.Ana Pavllovska Daneva, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së. Duke u përqendruar në procesin "Helsinki + 40", ajo shprehu bindje se me përafrimin e 40 vjetorit të aktit final të Helsinkit, ky proces do të kontribuojë të konsolidohet mirëbesimi i ndërsjellë dhe të tejkalohen dallimet ndërmjet vendeve të OSBE-së. Dr. Pavllovska Daneva informoi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 24 dhjetor 2012, të cilat sipas saj paraqesin shkelje të rendit kushtetues dhe principeve të sundimit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe shkelje të lirisë së të shprehurit dhe mediave. Ajo shprehu pritje se Komisioni i cili do t'i hulumtojë ngjarjet, do të punojë në mënyrë efikase dhe do të del me konkluzione të tij deri në fund të muajit korrik, që do të paraqet bazë për normalizimin e dialogut politik në Maqedoni dhe nxitje për proceset eurointegruese në vend. 

Njëkohësisht, dr. Ana Pavllovska Daneva i ftoi vendet-pjesëmarrëse në OSBE që plotësisht t'i bashkëngjiten përpjekjeve të ndërmarrë në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, lirive themelore, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Asamblenë parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë prej 57 vendeve nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click