Aktivitetet



E hënë, 15 prill 2013

PJESËMARRJA E DEPUTETES AVIROVIQ DHE DEPUTETIT MISINI NË SEMINARIN PARLAMENTAR NË BRUKSEL

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini, morën pjesë në seminarin parlamentar, i cili u mbajt më 12 prill 2013 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. 

Në seminarin u prezantuan konkluzionet nga studimi i madh rajonal "Perspektivat ekonomike dhe evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor", autore e të cilit është znj.Sllavica Penev nga Instituti i Shkencave Ekonomike nga Beogradi, Republika e Serbisë. 

Në këtë seminar morën pjesë anëtarë të parlamenteve, përfaqësues qeveritar dhe ekspertë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe anëtarë të Parlamentit Evropian.

Ky eveniment mundësoi që anëtarët e Rrjetit të Komisioneve për Ekonomi dhe Financa të vendeve të Ballkanit Perëndimore të njoftohen me vendimmarrësit dhe kreatorët e mendimeve nga Brukseli.

Para seminarit u mbajt edhe mbledhje pune në nivel të kryetarëve të komisioneve që janë pjesë e Rrjetit, në të cilën u diskutua për strukturën qeveritare të Rrjetit, si dhe për planin aksional për aktivitetet deri në vitin 2015.

Click