Aktivitetet



E mërkurë, 15 maj 2013

PJESËMARRJA E DEPUTETES VLLADANKA AVIROVIQ NË KONFERENCË NË ZAGREB

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , znj.Vlladanka Aviroviq, mori pjesë në Konferencën me temë: Energjia, Zhvillimi, Demokracia. Qasje të suksesshme për ardhmëri të re energjetike në Evropën Juglindore, e cila u mbajt më 13 maj 2013 në Zagreb, Republika e Kroacisë. 

Konferenca është ngjarje kryesore e iniciativës rajonale "Dialogu publik për shfrytëzim të qëndrueshëm të energjisë në Evropën Juglindore" dhe është konferencë e dytë rajonale e cila u mbajt në kuadër të kësaj iniciative, si pasues i Konferencës të mbajtur në vitin 2011 në Beograd, Republika e Serbisë. 

Qëllimi i Konferencës është t'i bashkojë përfaqësuesit e pushteteve lokale, deputetët, sektorin OJQ, investuesit dhe biznesmenët nga rajoni për këmbim të njohurive dhe përvojave. 

Në Konferencën u shtjelluan temat në vijim:

  • Roli i parlamenteve dhe pushteteve lokale në promovimin e energjisë së qëndrueshme;
  • Si mund të kontribuojë shoqëria civile në qëndrueshmërinë;
  •  Tregime të suksesshme nacionale dhe lokale;

Asociacioni Evropian i Shkollave për Studime Politike në Bih (Bosnjë e Hercegovinë) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (Kosovë). 

Qëllimi i iniciativës është nxitja e ndërtimit të kapaciteteve dhe nxitja e dialogut publik për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë ndërmjet përfaqësuesve të parlamenteve, qeverive, sektorit të biznesit, mediave dhe shoqërisë civile. 

Qëllimi konkret është të mundësohet edhe zmadhimi i efikasitetit në zbatimin e politikave për energji të qëndrueshme. 

Iniciativa dhe Konferenca u përkrahën nga Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore për efikasitet energjetik, që është implementuar në emrin e Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. 

Click