Aktivitetet



E martë, 30 prill 2013

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE BONEVA DHE GORÇEV NË FORUMIN E LARTË POLITIK KINA-EVROPA

Me ftesë të udhëheqësisë së Republikës Popullore të Kinës, delegacioni i udhëhequr nga kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit të Republikës Popullore të Kinës, znj.Sillvana Boneva, bashkë me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z.Vlladimir Gjorçev, nga 22 deri 26 prill 2013, ishin në vizitë në Republikën Popullore të  Kinës. Deputetët Boneva dhe Gjorçev morën pjesë në Forumin e Lartë Politik Kina-Evropa, ndërsa gjithashtu, realizuan disa takime të rëndësishme me funksionarë të lartë, në interes të thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve.

Takimet bilaterale me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Popullor Pankinez dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të KQ-së të PKK-së, drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie me Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore me bashkëpunëtorët e tij, si dhe me shefin e Zyrës për Marrëdhënie të Jashtme të Qytetit të Shangait, janë vërtetim i vëmendjes të cilën Republika Popullore e Kinës ia kushton zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Republikën e  Maqedonisë.

Në takimet znj.Boneva shprehu falënderim për politikën konstruktive të Republikës Popullore të Kinës ndaj Republikës së Maqedonisë dhe për përdorimin e emrit kushtetues në marrëdhëniet bilaterale dhe në nivel ndërkombëtar. Znj.Boneva shprehu kënaqësi nga niveli i zhvillimit të marrëdhënieve të afërta dhe miqësore bilaterale ndërmjet të dyja vendeve dhe shprehu bindje se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Maqedonisë do të thellohen  edhe më tutje. Gjithashtu u falënderua për përkrahjen e ofruar financiare dhe teknike të Republikës Popullore e Kinës: donacione në teknologjinë kompjuterike, autobusë, në arsimin edhe në sfera tjera.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe funksionarët e lartë theksuan se pjesëmarrja maqedonase në Forumin flet për vëmendjen të cilën Republika e Maqedonisë ia kushton Republikës Popullore të Kinës dhe se udhëheqësia e Republikës Popullore e  Kinës e vlerëson shumë këtë. U potencua se nuk ekzistojnë çështje të pazgjidhura ndërmjet të dyja vendeve dhe se jemi në fazë të mirë të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, e cila është shumë e suksesshme. Ekziston komunikim dhe përkrahje e mirë për çështjet ndërkombëtare, ndërsa, gjithashtu, ekziston mendim se duhet të zmadhohet bashkëpunimi me Republikën  e Maqedonisë, meqë marrëdhëniet me vendet tjera i krijojnë sipas barabarësisë, e jo sipas përmasave gjeografike të vendeve. Megjithëse Republika e Maqedonisë është vend i vogël,  Kina potencon se ka interes të veçantë për të.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme sqaroi qëllimet e udhëheqësisë së tij për zhvillimin e Kinës deri në vitin 2040 dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohen për realizimin e atyre qëllimeve. Qëllimi i udhëheqësisë kineze është të ketë zhvillim paqësor dhe politikë të hapur, ndërsa veçanërisht përforcim të bashkëpunimit me Evropën Qendrore dhe Lindore. Gjithashtu, u theksua se Republika  e Maqedonisë ka prioritete të saj - ka pozitë të mirë dhe mund të jetë vend nga i cili Republika Popullore e  Kinës do të ketë bashkëpunim me BE-në dhe vendet jashtë BE-së.

Propozimet e znj.Boneva për bashkëpunim në sferën e ekonomisë, kulturës, arsimit, u vlerësuan si të mira dhe se në këtë vit kur shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, do të përforcohet bashkëpunimi në të gjitha sferat. Nga ana e tyre do të paraqiten propozime në ministritë përkatëse për promovimin e bashkëpunimit me Republikën  e Maqedonisë. Në këtë aspekt presin që të ndihmojë edhe Grupi për bashkëpunim dhe miqësi i cili së shpejti duhet të themelohet në përbërjen e re -Kongresi Popullor Pankinez.

Nga ana e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, u shpreh qartë qëndrimi se Kongresi Pankinez do ta përkrahë bashkëpunimin me Republikën  e Maqedonisë dhe këmbimin e përvojave në sfera të ndryshme.

Click