Aktivitetet



E hënë, 8 korrik 2013

QIELLI I HAPUR NDËRMJET MAQEDONISË DHE AUSTRALISË ËSHTË NË INTERES TË TË DYJA SHTETEVE

Deputeti Ilija Dimovski, në cilësi të kryetarit të Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë, realizoi takim me z. Endru Ellsberi, deputet nga Viktoria, Komenuelthi Austrialian.

Në takimin ishin të pranishëm deputetët: znj.Cvetanka Ivanova dhe z. Millorad Dodevski.

Z.Dimovski theksoi se në disa vitet e fundit Republika e Maqedonisë u kushton vëmendje kontakteve me Australinë në të gjithë nivelet, me ç'rast lehtësues i madh në atë është edhe komuniteti maqedonas në Australi, si urë për të gjithë këto aktivitete.

Në takimin u diskutua për bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet të dyja parlamenteve, për formimin e grupit për bashkëpunim në Viktori, ndërsa u diskutua edhe për marrëdhëniet e realizuara të shkëlqyeshme me Parlamentin e Australisë, me ç'rast qëllimi i fundit është të pasurohen aktivitetet me parlamentet shtetërore dhe me Parlamentin e Australisë.  

Megjithëse deputetët nuk kanë fuqi ekzekutive, ato propozojnë ide për marrëdhënie shumë më të mira ekonomike ndërmjet të dyja shteteve, marrëdhënie të mira me armatat, pastaj për këmbimin e studentëve, si dhe për angazhim të veçantë të palës maqedonase dhe Ambasadës Australiane për qiell të hapur, që është në interes të të dyja vendeve dhe për atë qëllim shteti duhet ta nxitë sektorin privat.   

Në lidhje me këtë çështje, deputeti Ellsberi vërtetoi se lidhjet e drejtpërdrejta ajrore janë në interes të të dyja shteteve dhe do të kishin qenë të logjikshme duke marrë parasysh komunitetin e madh maqedonas në Australi, i cili vetëm në Viktori numëron 18.000 Maqedonas dhe rreth 40.000 me prejardhje maqedonase, të cilët përshtaten mirë dhe kanë biznes të suksesshëm në shoqëri, ndërsa merren edhe me politikë.  

Megjithëse Australia dhe Republika e Maqedonisë janë dy shtete më të largëta, prapëseprapë ekzistojnë çështje për thellimin e marrëdhënie ndërmjet tyre:  marrëdhëniet politike, tregtare, pastaj për mbrojtjen e pasurive kulturore, ndërsa çështja më e rëndësishme është mbrojtja e qytetarëve maqedonas në Australi dhe pranimi i emrit kushtetues.

 


 

Click