Aktivitetet



E enjte, 23 maj 2013, Strasburg 
 
REKOMANDIMET PËRFUNDIMTARE NË MBLEDHJEN E 11-TË TË KPP RM-BE 
 
Në mbledhjen e njëmbëdhjetë të Komitetit të Përzier Parlamentar -RM-BE, e cila u mbajt më 22 dhe 23 maj 2013 në Parlamentin Evropian në Strasburg, Republika e Francës, mori pjesë delegacioni i Kuvendit te Republikës se Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar-RM-BE, të udhëhequr nga z. Qenan Hasipi, kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (bashkëkryesues i këtij komiteti), znj.Ermira Mehmeti - Devaja dhe z. Andrej Petrov, zëvendëskryetar i delegacionit, znj.Sillvana Boneva, z.  Antonio Milloshoski, anëtarët e delegacionit dhe z. Bekim Fazliu, zëvendësanëtar. 

Në mbledhjen e 11-të u shqyrtuan më shumë çështje lidhur me marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, ndërsa parlamentarët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Parlamenti Evropian kishin mundësi të përbashkët të debatojnë për më shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me situatën aktuale politike në shtetin në kontekst të fillimit të dialogut aderues të nivelit të lartë, përkatësisht: sundimi i së drejtës, përfshirë edhe dialogun ndërmjet bashkësive, reformat në gjyqësi dhe në administratën shtetërore dhe publike, si dhe lufta kundër korrupsionit, për lirinë e të shprehurit dhe mediat, reforma zgjedhore me theks në zgjedhjet lokale më 24 mars dhe 7 prill, përforcimi i ekonomisë së tregut me zmadhimin e kohezionit social, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për mënyrat alternative për shfrytëzimin e burimeve rigjeneruese të energjisë. 

Debati rezultoi me miratimin e Rekomandimeve përfundimtare, ku parlamentarët kërkuan nga Këshilli i BE-së t'i caktojë vendit datë për negociata aderuese me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh kërkesën e Këshillit të parashtruar Komisionit Evropian nga dhjetori 2012, si dhe rezolutat e kaluara të Parlamentit Evropian dhe për Raportin për progresin e vendit. Parlamentarët e përshëndetën Dialogun paraaderues të nivelit të lartë (HLLAD), që siguroi platformë të mirë për kthimin e reformave edhe në BE agjendën në fokusin e diskutimeve publike dhe është katalizator i rëndësishëm për realizimin e reformave ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian dhe përpjekjet e përbashkëta që siguruan përkrahje të vlefshme të procesit të aderimit të vendit, me fokusim në prioritetet kryesore reformuese

Parlamentarët e përshëndetën realizimin e suksesshëm të kryesimit të Republikës së Maqedonisë me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, me çka vendi edhe njëherë e vërtetoi përkushtimin për bashkëpunim rajonal konstruktiv.

Komiteti i Përzier Parlamentar-RM-BE e përshëndeti pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në korniza bilaterale dhe rajonale dhe i mori parasysh hapat e marrë në marrëdhëniet bilaterale me Bulgarinë dhe Greqinë dhe mbajtjen e marrëdhënieve të mita me të gjitha fqinjët dhe shfaqi shpresë që bisedimet formale për çështjen e emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë të sjellin dinamikë të re me rezultat përfundimtar. 

Komiteti i Përzier Parlamentar-RM-BE i përshëndeti zgjedhjet lokale konkurrente të realizuara në mënyrë efikase dhe duke marrë parasysh konkluzionet preliminare të OSBE/ODIHR i inkurajoni Qeverinë dhe Partitë të vazhdojnë të punojnë në reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.  

Parlamentarët i përshëndetën reformat e paradokohshme legjislative në sferën e lirisë së të shprehurit dhe mediat në pajtim me standardet evropiane, veçanërisht në sferën e dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit dhe inkurajuan debat më të gjerë për këtë çështje, me çka do të përforcohet mirëbesimi ndërmjet Qeverisë dhe Shoqatës së gazetarëve. 

Komiteti i Përzier Parlamentar - RM-BE e përshëndeti raportin e Qeverisë për zbatimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfshirjen e të gjithë komuniteteve në institucionet e shtetit, përmes masave për punësim, arsim, edukim dhe ndihmë të komuniteteve më pak të përfaqësuara në vend. Njëkohësisht, rekomandoi se dialogu i përforcuar politik do të jetë faktor kryesor për progres të mëtutjeshëm në sferën e shoqërisë multietnike, multikulturore dhe multifetare me çka do të eliminohet incidenti ndëretnik dhe rreziqet nga ndarja etnike.

Parlamentarët i përshëndetët ndryshimet ligjore dhe fushatat informative për zmadhimin e efikasitetit dhe transparencës së sistemit gjyqësor, veçanërisht në aspekt të Akademisë për Gjykata dhe Prokurorë, profesionalizmit dhe rekrutimit të gjykatësve bazuar në merita, me çka do të përforcohet mirëbesimi i qytetarëve në institucionet dhe do të eliminohen rreziqet për pavarësi dhe objektivitetit të gjyqësisë në praktikë.

U potencua përforcimi i kornizës ligjore për kundër-korrupsion për zmadhimin e transparencës në masë të veçantë hulumtuese edhe në lidhje me konfliktin e interesave, si dhe përmirësimin e kapaciteteve verifikuese të organeve shtetërore dhe autorizimeve të tyre.  Komiteti e inkurajoi Republikën e Maqedonisë të vendosë regjistër të aktgjykimeve për rastet e nivelit të lartë dhe i lavdëroi arritjet në sferën e luftës kundër krimit të organizuar dhe punës së përbashkët efikase të organeve shtetërore në këtë sferë dhe e përshëndeti bashkëpunimin e mirë të vendit me Interpollin dhe Europollin.

Parlamentarët e përshëndetën Strategjinë e azhurnuar për reforma në administratën publike, e cila u miratua nga ana e Qeverisë në tetor 2012 dhe kërkuan implementim të plotë të Strategjisë që të garantohet transparencë, profesionalitet dhe pavarësi të administratës publike.

 U përshëndetën edhe përpjekjet e vendit për mbajtjen e stabilitetit makroekonomik, klimën e mirë afariste dhe shlyerjen e të gjitha detyrimeve tjera pagesore dhe u sugjerua në rëndësinë e mekanizmit këshillues dhe takimeve të vazhdueshme ndërmjet Qeverisë, kompanive dhe sindikatave në gjetjen e masave të pranueshme reciproke për zbutjen e krizës ekonomike.

Në rekomandimet përfundimtare u theksua papunësi e lartë strukturore veçanërisht te të rinjtë për shkak të krizës ekonomike, e cila paraqet problem serioz si rezultat i krizës ekonomike edhe në vendet evropiane dhe u përshëndet Plani Aksionar për Punësim të të Rinjve të përpiluar në bashkëpunim me programin "Punë të hijshme" të Organizatës Botërore të Punës dhe masat për vetëpunësim, kreditim dhe subvencionim.   Në atë drejtim, Komiteti e inkurajoi Qeverinë të vazhdojë t'i shfrytëzojë benefitet e programeve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA).

Në pjesën e burimeve rigjeneruese dhe mënyrave alternative të shfrytëzimit të tyre, parlamentarët e inkurajuan Qeverinë të vazhdojë me masat që do të mundësojnë hyrje të investimeve të drejtpërdrejta, duke pasur parasysh potencialin dhe pozitën gjeografike të vendit, dhe u përshëndet miratimi i rregullativës ligjore në pajtim me direktivat e BE-së për burime rigjeneruese dhe qëllimi i vendosur për 21% burime rigjeneruese të energjisë deri në vitin 2020.  

Click