Aktivitetet



E mërkurë, 30 janar 2013

REZULTATE NGA ANKETA E RREGULLT TELEFONIKE PËR PERCEPTIMIN E QYTETARËVE PËR PUNËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË (E REALIZUAR -17 DHE 18 JANAR 2013)

Anketa e rregullt telefonike për perceptimin e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u realizua më 17 dhe 18 janar 2013. Anketa u realizua në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministër për demokraci nga Britania e Madhe.  Anketa u realizua nga Instituti për demokraci "Societas civilis" Shkup.  Me anketën janë përfshirë 1.123 të anketuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet linjës telefonike më 17 dhe 18 janar 2013. Anketimi është bërë me pyetësor prej 16 pyetjesh standarde, përveç pyetjeve standarde janë përfshirë edhe pyetje demografike.  

Duke pasur parasysh se në fund të vitit 2012, më saktësisht më 24 dhjetor 2012 dhe ditët që paraprinë ndodhën ngjarje të cilët mund të ndikonin mbi perceptimin e qytetarëve për punën e Kuvendit, anketa u plotësua edhe me dy pyetje drejtpërdrejt të ndërlidhur me perceptimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2012. 

Pyetja e parë përgjithësisht i drejtohet perceptimit të qytetarëve për atë nëse duhet të respektohet rendi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pa marrë parasysh se sa janë ashpërsuar dallimet politike ndërmjet deputetëve. 

Ndërsa, pyetja e dytë konkretisht e vlerëson perceptimin e qytetarëve se kur ka situatë të mosrespektimit të rendit, përkatësisht nëse nuk respektohet rendi në sallën plenare të Kuvendit, vallë kryetari i Kuvendit duhet t'i largojë nga salla plenare deputetët të cilët e pengojnë punën.

Nga gjithsej 1123 të anketuar, 521 (46,4%) janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 602 (53,6%) janë të gjinisë femërore. 
Sipas përkatësisë etnike, janë përfshirë 723 (64.4%) të anketuar nga përkatësia etnike maqedonase, 284 (25.3%) nga përkatësia etnike shqiptare, përkatësia etnike turke me (3.9%) gjegjësisht 44 të anketuar, përkatësia etnike rome 30 të anketuar respektivisht (2,7%), si dhe përkatësia etnike vllahe, serbe, boshnjake dhe përkatësi tjera etnike.  
Sa i përket moshës, nga gjithsej 1123 të anketuar, janë përfshirë nga mosha 18 vjeçare deri në moshën 60+, prej të cilëve 398 (35.5%) janë nga mosha 60+, 226 (20.2%) janë të moshës 50-59, 176 (15,7%) janë të moshës 18-29 vjeçar. 
Sa i përket shkallës së arsimimit, janë përfshirë 5 të anketuar pa arsim, 64 me arsim fillor të pakryer, me arsim fillor 228 (20,3%), arsim të mesëm 544 (48,5%), arsim të lartë 54 (4,8), arsim sipëror 220 (19,6%), arsim pasuniversitar 7 (,6%).
Sipas vendbanimit të të anketuarve, nga fshati janë përfshirë 352 (31,3%), nga qytete më të vogla 236 (21,0%), nga qytete më të mëdha 280 (24,9%) dhe nga Shkupi 255 (22,7%).
Sa i përket profesionit të tyre, janë përfshirë 204 (18,2%) të papunësuar, pensionistë 295 (26,3 %), punëtorë profesionalë 72(6,4%), punëtorë bujqësorë/peshkatarë/pylltarë 41 (3,7%), dhe të tjerë 83 (7,4 %).
Ndërsa lidhur me njësitë zgjedhore, janë përfshirë gjashtë NJZ, nga NJZ 1 175 (15,6%), NJZ 2 219 (19,5%), NJZ 3 167 (14,9%), NJZ 4 179 (15,9%), NJZ 5 183 (16,3%) dhe NJZ 6 201 (17.9%).

Click