Aktivitetet



E hënë, 14 janar 2013

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 14 deri 17 janar në Strazburg, Parlamenti Evropian mban seancë plenare, në kuadër të së cilës do të diskutohet edhe për planin për garanci që njerëzit e rinj të fitojnë punë, arsim ose ofertë për praktikant pas katër muajsh papunësi.

Eurodeputetët do të debatojnë edhe për prioritetet e Kryesisë së Irlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian, që filloi më 1 janar, si dhe për punën e kryer paraprake gjatë kryesimit të Qipros.

Si pika në rendin e ditës do të jenë edhe gjendja në Irak dhe Siri, të drejtat e njeriut dhe demokracia, stabiliteti i obligacioneve, rejtingu i kredisë së agjencive, kalendari i reviduar me 12 seanca plenare në Strazburg në vitin 2013, programi hulumtues për vitin 2014-2020 etj.  


 
 

 

Click