Aktivitetet



E hënë, 4 shkurt 2013

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga sot deri më 7 shkurt, Parlamenti Evropian, në Strazburg, mban seancë plenare, në të cilën, ndër të tjerash, do të debatohet për ardhmërinë e Bashkimit Evropian dhe eurozonës, për krizën ekonomike dhe buxhetin e BE-së 2014-2020.

Gjithashtu, do të diskutohet për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, për hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e industrisë evropiane.

Si pika në agjendën ditore të seancës plenare do të jenë edhe: politika e BE-së për peshkatari, shpëtimi i kafshëve të rrezikuar, çmimet e barnave mjekësore, planet për zvogëlimin e zhurmës së automjeteve, si dhe Kushtetuta e Tunisit, çështja e kurdëve në Turqi, liria dhe sundimi i së drejtës në Bulgari etj.

 

Click