Aktivitetet



E martë, 24 shtator 2013

SEMINAR ME TEMË: "PARLAMENT I HAPUR: TRANSPARENCA E AKTIVITETEVE PARLAMENTARE"

Më 23 dhe 24 shtator 2013, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet seminar me temë: "Parlament i hapur: transparenca e aktiviteteve parlamentare"  Seminari realizohet në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar dhe të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin Evropian, përkatësisht me Seksionin për bashkëpunim në aktivitetet paraaderuese pranë Drejtorisë për Përkrahje Demokratike dhe paraqet një nga seritë e seminareve në të cilat deputetët dhe nëpunësit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vitet e kaluara kanë pasur mundësi të marrin pjesë aktive dhe të prezantohen suksesshëm. 

Tema e seminarit ka për qëllim prezantimin e diversitetit të përvojave nga transparenca e aktiviteteve parlamentare të parlamenteve të vendeve-anëtare dhe të vendeve-aspirantë për anëtarësim në BE, si dhe të Parlamentit Evropian. 

Në seminarin marrin pjesë më shumë eurodeputetë, deputetë dhe nëpunës nga Parlamenti i Republikës së Serbisë, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, Parlamenti i Republikës së Kosovës, Asambleja Parlamentare e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Turqisë, përfaqësues nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe përfaqësues të më shumë organizatave joqeveritare nga Republika e Maqedonisë. Si përfitim i veçantë është që ndërmjet pjesëmarrësve dhe folësve në seminar është edhe z. Llasllo Surjan, nënkryetar i Parlamentit Evropian. 

Seminarin, në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e hapi znj. Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila në fjalimin e saj përshëndetës theksoi se transparenca dhe sinqeriteti i parlamenteve janë instrumente të dobishme në zbatimin e demokracisë, meqë, njëkohësisht e karakterizojnë përfaqësimin e një pushteti në përgjithësi. Informimi i qytetarëve për punën e parlamentit nuk është vetëm kujdes i mediave, por edhe përgjegjësi e parlamenteve. 

Në atë drejtim, i informoi pjesëmarrësit në seminar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga viti 2005 e këndej çdo vit organizon Ditë të Kuvendit/Parlamenti i hapur, kur përmes vizitave të organizuara të grupeve të fëmijëve nga çerdhet, të pjesëmarrësve nga shkollat fillore dhe të mesme, të studentëve nga fakultetet, të grupeve të personave me nevojë të veçanta si dhe të të gjithë qytetarëve tjerë të interesuar, u mundësohet informim të drejtpërdrejtë lidhur me hapësirat e punës të Kryetarit të Kuvendit dhe të deputetëve, me detyrat dhe kompetencat e tyre, me sallën parlamentare dhe me sallat dhe zyrat tjera të punës, në të cilat i kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme.

Njëkohësisht, znj. Jakimovska theksoi se nuk është më pak i rëndësishëm për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët edhe funksionimi i ueb faqes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila është edhe në gjuhën shqipe, angleze dhe frënge.  Sipas saj ueb faqja e Kuvendit disponon me informata të bollshme të cilat përditësohen çdo ditë, nga domeni i aktivitetit legjislativ të Kuvendit, si dhe nga domeni i aktiviteteve të deputetëve, grupeve të deputetëve, bashkëpunimit ndërkombëtar, aktiviteteve ditore, ligjeve të miratuara dhe të gjithë dokumentet me karakter publik me punën e deputetëve dhe të Kuvendit në tërësi. 

Në debatin e hapur në seminar lidhur me temën përkatëse u nënvizua rëndësia e transparencës të aktiviteteve parlamentare, si kontribut i veçantë në kulturën e përgjithshme politike në një vend dhe si lidhje tejet të rëndësishme dhe të dobishme për bashkëpunim ndërmjet pushtetit dhe opozitës, madje u theksua rëndësia e qendrave për komunikim për qytetarët, rëndësia e kapaciteteve të fuqishme institucionale të parlamenteve të cilat mundësojnë ushtrim cilësor të funksionit të deputetit, rëndësia ueb faqes funksionale dhe të azhurnuar dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. 

Lidhur me temën kushtuar Kodit të deputetëve dhe dispozitave të rregullores të cilat e rregullojnë këtë materie, u theksua se edhe eurodeputetët dhe deputetët nga parlamentet nacionale janë zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe përgjigjen për punën e bërë para qytetarëve. Në atë drejtim, rregullimi i të drejtave dhe detyrimeve të tyre është përmes Kodit dhe rregullores, ku janë përcaktuar dispozitat për paraqitje të detyrueshme të gjendjes pronësore para dhe pas mandatit të deputetit, përmes azhurnimit rrjedhës të ndryshimeve të saj, paraqitje të të gjithë dhuratave të pranuara gjatë takimeve dhe vizitave zyrtare (për shembull, në Parlamentin Evropian çdo eurodeputet mund të pranojë dhe mbajë dhurata në vlerë jo më të madhe se 150 euro, të cilën e cakton komisioni special i përbërë nga eurodeputetët).
 
Lidhur me temën për atë sesi Parlamenti Evropian dhe anëtarët e tyre ballafaqohen me lobi-grupet, në diskutimet u theksua se puna e lobi-grupeve është e përcaktuar me rregullore, me ç'rast mundësohet pjesëmarrje e barabartë e lobi-grupeve nga kompanitë private, organizatat tregtare, sindikatat dhe institucionet akademike.  Madje, gjithmonë mbahet llogari të ekzistojë lidhshmëria reale dhe e arsyetuar ndërmjet lobi-grupit të caktuar dhe lëndës së lobimit.  

Në ditën e dytë të seminarit pritet që deputetët e parlamenteve nacionale, pjesëmarrës në seminar, eurodeputetët t'i ndajnë përvojat ndërmjet tyre nga shtetet amë lidhur me temat që shtjellohen në seminar.  

Click