Aktivitetet



E martë, 8 tetor 2013, Zhenevë

TAKIM BILATERAL I DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË ASAMBLENË E 129 TË UNP 

Ne Asamblenë  e 129-të të Unionit Nderparlamentar (UNI), që mbahet nga 6 deri në 9 tetor 2013 në Gjeneve, Zvicër, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me: z. Jani Makraduli, shef i Delegacionit; znj. Sillvana Boneva, z. Nexhati Jakupi, z. Imer Aliu, z. Goran Misovski dhe z. Rejhan Durmishi, anëtarë të Delegacionit. 

Në diskutimin me temë: "Kontrolli i partive politike mbi parlamentarët" mori pjesë shefi i Delegacionit, nënkryetari z. Jani Makraduli, i cili vlerësoi se baraspeshë të vërtetë në marrëdhëniet ndërmjet udhëheqësve të partive politike dhe deputetëve mund të arrihet me demokracinë brendapartiake, që përfshin më shumë debat.  

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim bilateral me Delegacionin e Kanadasë në UNP, me ç'rast u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve dhe të dy parlamenteve, veçanërisht në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare. 

Në takimin u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive për këmbimin e studentëve ndërmjet Maqedonisë dhe Kanadasë. Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli u përqendrua në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe në problemin e imponuar bilateral me emrin e vendit. Ai theksoi se pa perspektivë të qartë në BE dhe NATO, Republika e Maqedonisë është e rrezikuar nga rritja e shpërnguljes së popullatës, para se gjithash nga ikja jashtë vendit e kuadrove me arsim të lartë. Deputetët kanadezë shprehën përkrahje për integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe bindje se vendit i prin një ardhmëri e ndriçuar. Njëkohësisht u përshëndet pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në misionet e NATO-s dhe përfshirja aktive e grave në jetën politike të vendit. 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UNP u fokusua në angazhimet për shikueshmëri më të madhe dhe pjesëmarrje më aktive në aktivitetet e kësaj organizate globale të parlamenteve, para se gjithash përmes anëtarësimit në organet administrative dhe grupet punuese të UNP. Senatorët, znj. Salma Ataullaxhan, kryetare e Grupit kanadez në UNP dhe z.  Donald Oliver, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UNP-së i përshëndetën këto angazhime dhe u premtuan përkrahje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përmbushjen angazhimeve të tilla.

Komisionet e përhershme të UNP-së mbajtën debat ekspertësh për temat që janë përfshirë në rendin e ditës në Asamblenë e ardhshme të 130-të të UNP-së. Komisioni i Përhershëm për Paqe dhe Siguri Ndërkombëtare mbajti diskutim me temë: "Drejtë një bote pa armë bërthamore: kontributi i parlamenteve". Përveç raportuesve, fjalime hyrëse në debat mbajtën edhe: ambasadori z. Manuel Dengo, kryesues i Grupit punues të KB-së për çarmatim bërthamor dhe z. Alin Vear, koordinator i rrjetit global "Parlamentarët për mospërhapje dhe çarmatim bërthamor". 

Debat ekspertësh me temë: "Roli i parlamenteve në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e veçanërisht mbrojtjen e fëmijëve pa përkrahje dhe parandalimin e keqpërdorimit të tyre në gjendje lufte dhe konflikti", mbajti Komisioni i Përhershëm për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, debat i cili u hap me fjalimet hyrëse të përfaqësuesve të UNHCR-së.

Në kuadër të Asamblesë së 129-të  të UNP-së u mbajt edhe debat me temë: "Personat e shpërngulur brenda territorit", si dhe Forum i parlamentarëve të rinj.

Unioni Nderparlamentar, i themeluar në vitin 1889, është organizata me e vjetër multilaterale politike, në të cilën marrin pjesë 162 parlamente nacionale dhe dhjetë asambleja parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjeneve, punon në dobi të demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve. UNP-ja ka status të mbikëqyrësit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Click