Aktivitetet



E mërkurë, 2 tetor 2013, Strasburg  

TAKIMI BILATERAL I DELEGACIONIT MAQEDONAS ME DELEGACIONIN KANADEZ

Gjatë sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që mbahet nga 30 shtatori deri me 4 tetor ne Strasburg, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga shefi i delegacionit, z. Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i delegacionit, z. Igor Ivanovski, realizoi takim bilateral me delegacionin e Kanadasë, të udhëhequr nga deputetë z. Laurn Hovn dhe anëtarët z.  Don Duson, z. Grant Miçel, z. Miçel Rivard, z. Ben Shipslli dhe z. Shon Kejsi.

Në takimin u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve në më shumë sfera siç është arsimi, ekonomia dhe bashkëpunimi ndërparlamentar.

Të dyja palët e potencuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ndërsa veçanërisht në kuadër të NATO-s, me ç'rast pala maqedonase e përshëndeti qëndrimin e Qeverisë së Kanadasë për ndryshimin e procedurës për vendimmarrje në NATO sipas principit "konsensus minus një", gjë që paraqet mundësi për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën. Shefi i delegacionit maqedonas, z. Nikolloski, i luti deputetët kanadezë që këtë çështje ta diskutojnë në Parlamentin e Kanadasë, si dhe me deputetët tjerë të vendeve-anëtare të NATO-s. 

Në mbledhje deputetët shprehën falënderim ndaj Kanadasë për pranimin e Republikës së Maqedonisë me emrin kushtetues në vitin 2007, dhe njoftuan se do të vazhdojnë me thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me masa dhe projekte konkrete.

Në takim i diskutua edhe për rolin e rëndësishëm të cilin e luan diaspora maqedonase në Kanada, si dhe për mundësinë që diaspora të jetë urë për bashkëpunim më të madh dhe më të mirë në sferën politike dhe ekonomike ndërmjet të dyja shteteve, me ç'rast si shembull pozitiv u përmend iniciativa Maqedonia 2025, e cila i lidh biznesmenët nga Maqedonia me biznesmenët nga Kanadaja dhe SHBA-ja, me qëllim që të ketë investime më të mëdha dhe të drejtpërdrejta në Maqedoni. 

Click