Aktivitetet



E mërkurë, 13 shkurt 2013

TAKIMI I DEPUTETIT ANTONIO MILLOSHOSKI ME AMBASADORIN E IZRAELIT, Z.JOZEF AMRANI

Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.Antonio Milloshoski u takua me ambasadorin e Izraelit, z.Jozef Amrani, i cili është në vizitë disaditore në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin të dy funksionarët theksuan se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Izraelit hapin një hapësirë të madhe për bashkëpunim, veçanërisht në sferën e ekonomisë, mbrojtjes dhe arsimit. 

Ambasadori i Izraelit thellësisht u falënderua për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë ia ofron Izraelit në nivel multilateral. Ai gjithashtu potencoi qëndrimin e shtetit maqedonas ndaj çështjes hebraike, si dhe përmendi ndërtimin e Qendrës përkujtimore të hollakaustit në Shkup, si shembull më i mirë në Evropë.

Milloshoski dhe Amrani ranë dakord se marrëdhëniet bilaterale miqësore duhet të jenë si shkas plotësues për thellimin e marrëdhënieve parlamentare ndërmjet Parlamentit të Maqedonisë dhe Knesetit Izraelit. 

 

Click