Aktivitetet



E enjte, 7 mars 2013

TAKIMI I DEPUTETIT HAJRULLA MISINI ME SH.T. SAID SADEG MUHAMADI

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit, z.Hajrulla Misini, realizoi takim me SH.T. Said Sadeg Mohamadi, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë.

Në fillim të takimit, z.Misini theksoi se e vlerëson shumë emërimin e ambasadorit të parë rezident i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë, sepse në këtë mënyrë Irani tregon gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm intensiv dhe të përkushtuar me vendin tonë. 

Z.Misini, duke shprehur kënaqësi për vizitën, e njoftoi mysafirin me punën dhe funksionimin e Grupit parlamentar dhe Kuvendit në përgjithësi, si dhe me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë dhe kontestin e pazgjidhur me Republikën e Greqisë lidhur me çështjen e emrit, me ç'rast u falënderua që Irani e njeh shtetin tonë me emrin e tij kushtetues. 

Në atë kontekst, SH.T. Said Sadeg Mohamadi theksoi se Irani e përkrah Republikën e Maqedonisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE dhe NATO dhe u angazhua për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështje, se si do të integrohej vendi sa më shpejtë në strukturat euroatlantike.  

Bashkëfolësit ranë dakord se ndërmjet të dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të mira politike, ekonomike dhe kulturore, por nevojitet që këto të përforcohen, si dhe të avancohet bashkëpunimi parlamentar dhe të zhvillohet këmbimi tregtar, përmes ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. 

Në interes të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve, ambasadori i dorëzoi z. Misinit  ftesë zyrtare nga kryetari i Grupit për bashkëpunim në Parlamentin Iranian për vizitë të Iranit nga  Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit.
 


 

Click