Aktivitetet



E mërkurë, 5 qershor 2013

TAKIMI I DEPUTETIT HJARULLA MISINI ME SH.T. MARIET SHURMAN 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, sot realizoi takim punues me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj.Mariet Shurman, me kërkesë të saj.

Në takimin u diskutua për marrëdhëniet e ndërsjella dhe për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve, para së gjithash në plan parlamentar. Në atë drejtim ambasadorja Shurman informoi për vizitën e ardhshme të delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Holandës në pjesën e parë të qershorit të këtij viti. 

Kryetari i Komisionit Misini theksoi se në interes të Maqedonisë dhe të rajonit është që vendi të marrë datë për negociata me ç'rast shprehu përkrahje për propozim-ligjin e eurokomisarit Fyle për zhvillim paralel të negociatave për anëtarësim në BE, bashkë me zgjidhjen e çështjes së emrit me Republikën e Greqisë në fazë të hershme të negociatave.

Njëkohësisht, theksoi se vetëm në kuadër të negociatave aderuese Bashkimi Evropian do të mund të ndikojë në reformat nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër data për negociata do të japë impuls të ri dhe motiv për raport më aktiv me to, brenda në botë.

Në lidhje me vizitën e paralajmëruar të delegacionit të Mbretërisë së Holandës në korrik të këtij viti, ambasadorja Shurman theksoi se temë në takimet gjithsesi do të jenë proceset eurointegruese të vendit, në kontekst të samitit të korrikut të Këshillit Evropian.

 
 

Click