Aktivitetet



E mërkurë, 13 shkurt 2013

TAKIMI I DEPUTETIT PAVLE TRAJANOV ME AMBASADORIN E IZRAELIT, Z.JOZEF AMRANI

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Izraelit, z.Pavle Trajanov dhe anëtarët znj.Sillvana Boneva, u takuan me SH.T.Jozef Amrani, ambasador i Izraelit i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë, me seli në Zagreb.

Në fjalimin e tij hyrës, z.Trajanov, i dëshiroi ambasadorit mirëseardhje, duke shpresuar se do të kenë diskutim të suksesshëm.

Ambasadori Amrani, në kuadër të vizitës së tij të dytë në Parlament shprehu falënderim për mikpritjen dhe i informoi të pranishmit për gjendjen politike momentale në Izrael, për periudhën paszgjedhore, si dhe për sfidat a ardhshme lidhur me formimin e grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, shkurtimin e buxhetit dhe negociatat ndërmjet Izraelit dhe organeve palestineze. 

Z.Trajanov theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të grupeve parlamentare dhe intensifikimin e tij edhe në sferat tjera, ndër të cilat edhe në sferën e ekonomisë.  Ai gjithashtu nënvizoi marrëdhëniet e mira politike por të cilat nuk reflektohen në bashkëpunimin ekonomik. Njëkohësisht potencoi transparencën e palës maqedonase për sugjerime, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit.

Znj.Boneva theksoi natyrën paqedashëse të popullit maqedonas dhe respektin ndaj komunitetit hebraik i cili është urë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve.

 

Click