Aktivitetet



E enjte, 29 gusht 2013

TAKIMI I GRUPIT PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E SHTETIT TË IZRAELIT ME DR.SHIMON OHAJON

Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e shtetit të Izraelit realizoi takim me dr. Shimon Ohajon, anëtar i Parlamentit të shtetit të Izraleit dhe drejtor i Qendrës së kulturës lladino dhe sefardike pranë Universitetit "Bar Ilan" në Izrael.

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Pavle Trajanov, bashkë me anëtarët: znj.Sillvana Boneva, znj.Cvetanka Ivanova, z. Aleksandar Spasenovski, z. Igor Ivanovski dhe znj.Liljana Popovska, në fjalimin e tyre hyrës i dëshiruan mirëseardhje dr.Ohajon dhe shprehën falënderim për takimin.

Z. Trajanov theksoi se të dy shtetet kanë bashkëpunim të mirë në sferën e bujqësisë, turizmit, mjekësisë, sigurisë, arsimit, si dhe shumë mundësi tjera që ekzistojnë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të frytshëm.

Dr.Shimon Ohajon, i cili është në vizitë dyditore në Qendrën memoriale të hollakaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, shprehu falënderim për realizimin e takimit në këtë rast të veçantë, në të cilën është në fazë përgatitjeje Konferenca për historinë dhe kulturën e Hebrenjve të Ballkanit, e cila do të mbahet në fillim të tetorit. 

Të pranishmit e theksuan bashkëpunimin paraprak parlamentar të të dyja shteteve dhe kërkuan riafirmim të grupit parlamentar të Parlamentit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, si dhe mundësi për hapjen e ambasadës së Izraelit me seli në Maqedoni.

Njohja e Republikës së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nga Shteti i Izraelit, si dhe përkrahja në aspirimet euroatlantike, u theksuan si ndihmë me rëndësi të veçantë për vendin tonë. 

Click