Aktivitetet



E martë, 15 janar 2013

TAKIMI I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME ME DELEGACIONIN NGA GRUPI PËR BASHKËPUNIM BILATERAL ME MAQEDONINË NË DHOMËN PËRFAQËSUESE TË REPUBLIKËS SË INDONEZISË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.Antonia Milloshoski, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me znj.Vera Fabjanti, shefe e delegacionit të Grupit për bashkëpunim bilateral me Maqedoninë në Dhomën përfaqësues të Republikës së Indonezisë.  

Në takimin ishin të pranishëm edhe deputetët: znj.Liljana Popovska, znj.Sillvana Boneva, z.Kenan Hasipi, z.Jordan Paçkov, z.Vlladimir Gjorçev, z.Millorad Dodevski dhe z.Pavle Sazdov.

Në fjalimin hyrës, kryetari i Komisionit, z.Antonio Milloshoski, duke u falënderuar për vizitën, e përshëndeti zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Indonezisë dhe mundësinë për intensifikimin e tyre në të ardhmen në të gjitha nivelet, si dhe pranimin dhe përkrahjen për shfrytëzimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Indonezisë.

Ai informoi mysafirët edhe mbi përbërjen dhe funksionimin e Parlamentit, ndërtimin e politikës së marrëdhënieve të mira fqinjësore, çështjen e emrit, integrimin e vendit në NATO dhe BE, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shefja e delegacionit, znj.Vera Fabjanti, duke u falënderuar për mikpritjen, dha një pasqyrë të shkurtër mbi historinë e Indonezisë përmes së cilës i njoftoi të pranishmit me gjendjet politike dhe ekonomike në shtet.

Në takimin, znj.Sillvana Boneva shprehu falënderim ndaj Delegacionit të Indonezisë për interesimin e tyre për themelimin e Grupit parlamentar për bashkëpunim, si dhe për përkrahjen e fuqishme që ia jep Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjen për pranimin e emrit kushtetues të vendit tonë te vendet tjera, meqë në të kaluarën edhe ajo ka qenë e emëruar me emër të ngjashëm, përkatësisht si Ish-Republika Holandeze e Indonezisë.

 

 

Click