Aktivitetet



E enjte, 14 shkurt 2013

TAKIMI I KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR LIRITË DHE TË DREJTAT E QYTETARIT ME ANËTARËT E NËNKOMITETIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Liritë dhe të Drejtat e Qytetarit, z.Bekim Fazliu, anëtarët: znj.Suzana Saliu dhe znj.Liljana Kuzmanovska dhe deputetët: znj.Sillvana Boneva dhe z.Gazmend Aliji, u takuan me Delegacionin e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga z.Riçard Hovit

Që në fillim të takimit, z.Hovit bëri të njohur se delegacioni i tij është këtu për ta përgatitur raportin për Republikën e Maqedonisë, informoi se janë të njoftuar me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, por sot nuk do ta japin mendimin e tyre për këto ngjarje, meqë fillimisht dëshirojnë të takohen dhe sinqerisht të diskutojnë me të gjitha partitë politike në veçanti.

Raportuesi evropian për Republikën e Maqedonisë, z.Hovit, u interesua lidhur me të drejtat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast z.Fazliu e informoi se ka shumë ankesa nga qytetarët për punën e gjyqësisë, duke potencuar se gjyqësia nuk është e reformuar deri në fund, puna e saj është e padobishme, jotransparente dhe varet nga Qeveria.

Në atë kontekst, znj.Suzana Saliu, nënvizoi se nuk janë problem në Republikën e Maqedonisë ligjet të cilat miratohen në pajtim me standardet evropiane, por zbatimi i tyre dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.

Nga ana tjetër, znj.Liljana Kuzmanovska nuk u pajtua me konstatimin e znj.Saliu se institucionet nuk i zbatojnë ligjet, duke pasur parasysh se institucionet janë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Lidhur me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në vend, si shembuj përmendi të drejtën e orientimit seksual, të drejtat e personave invalidor dhe të drejtat e grave.

Znj.Sillvana Boneva, në fjalimin e saj u përqendrua në ngjarjet e 24 dhjetorit që ndodhën në Parlament dhe në ngjarjet paraprake. Ajo theksoi se gjithë kjo është nën hijen e mungesës së opozitës, sepse Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohet, dhe ky Komision duhet të jep përgjigje nëse janë shkelur të drejtat e dikujt.

Në fund të pranishmit shprehën falënderim dhe kënaqësi nga takimi, të cilët ranë dakord se i pret shumë punë lidhur me çështje të rëndësishme që duhet zgjidhur.

Click