Aktivitetet



E premte, 25 tetor 2013

TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME ZNJ. ASTRID TORS

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti dhe anëtarët: znj. Sillvana Boneva, z. Gjorgji Koxhabashiev, znj. Cvetanka Ivanova, z.  Mende Dinevski, z. Nexhati Jakupi, z. Xhevat Ademi, z. Behixhudin Shehabi, z.  Orhan Ibraimi, z. Bekim Fazliu, z. Naxhi Xhelili, z. Qenan Hasipi, z.  Ivan Stoillkoviq dhe z. Safet Bishevac, sot, me kërkesë të komisarit të lartë të sapoemëruar për minoritetet nacionale pranë OSBE-së, znj. Astrid Tors, e cila është në vizitë në Republikën e Maqedonisë, realizoi takim lidhur me kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e të drejtave të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. 

Nga Zyra e komisarit të lartë në këtë takim ishin të pranishëm edhe znj. Sirpa Rautio, këshilltare personale e komisarit të lartë, znj. Stefanie Marsall, këshilltare e lartë, z.  Aleksander Hug, udhëheqës sektori dhe z. Arie va nder Pas, koordinator i lartë për marrëdhënie ndëretnike në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Në fillim të takimit, znj. Ermira Mehmeti e sqaroi rolin dhe përbërjen e Komitetit, njëkohësisht duke theksuar se ky Komiteti në punën e tij të deritanishme ka treguar se ka rol të madh por edhe përgjegjësi të madhe në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të bashkësive nacionale, përkatësisht të pjesëtarëve të bashkësive nacionale. Me këtë Komiteti jep kontribut në zhvillimin e dimensionit multikulturor dhe multietnik të shoqërisë maqedonase për bashkëjetesë të vërtetë të të gjithë qytetarëve, dhe kontribuon në forcimin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë. 

Znj. Tors shprehu interes për bashkëpunim të afërt të pjesëtarëve të bashkësive nacionale për afirmimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për pranimin e saj nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.  Mysafirja e lartë, gjithashtu shprehu interes për strukturën juridike të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, si dhe për funksionimin e Komisioneve për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në nivel lokal. 

Anëtarët e pranishëm të Komitetit theksuan specifikat e Republikës së Maqedonisë dhe karakterin e saj multietnik, bashkëveprimin e zvogëluar të marrëdhënieve ndëretnike, si rrjedhojë e të cilit paraqitet nevojë e veçantë për menaxhim të marrëdhënieve ndërmjet bashkësive gjë që paraqet shtyllë e stabilitetit të shoqërisë. 

Znj. Ermira Mehmeti e sqaroi procesin e integrimit të të gjithë qytetarëve dhe të gjithë bashkësive në Maqedoni, u angazhua për respektimin e identitetit etnik, për respektimin e dallimeve me qëllim ndërtimin e shoqërisë multietnike.

Në fund të debatit, kryetarja e Komitetit, znj. Ermira Mehmeti u falënderua në emrin e saj personal dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit, për interesin dhe dëshirën për vizitimin e Parlamentit tonë dhe veçanërisht për takimin me anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. 

Click