Aktivitetet



E enjte, 21 shkurt 2013

TAKIMI I KOORDINATORES SË VMRO-DPMNE-SË, ZNJ.SILLVANA BONEVA, ME AMBASADORIN E BULGARISË, SH.T. IVAN VELIKOV PETKOV

Maqedonia është vendi më i afërt dhe më miqësor me Bulgarinë, me të cilën dëshirojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe ta shikojmë atë në BE dhe NATO. Të gjitha çështjet e hapura duhet të vihen në tryezë dhe të zgjidhen përmes diskutimeve, të zhvillohet mekanizëm dhe ato negociata të përfundojnë me nënshkrimin e marrëveshjes - theksoi ambasadori i Republikës së Bulgarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Ivan Velikov Petkov, në takimin me koordinatoren e VMRO-DPMNE-së, znj.Sillvana Boneva. 

Në diskutimin e hapur, të dy palët ranë dakord se takimi i kryeministrave të të dy vendeve është hap i madh dhe shenjë pozitive për qytetarët, se ky vullnet politik duhet të shfrytëzohet që të përkrahen përpjekjet për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Lidhur me ngjarjet në Kuvend që ndodhën më 24 dhjetor të dy palët shfaqën shpresë se nuk do të rezultojë me raport negativ dhe humbje të mundësisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave, gjë që mund të shkaktojë dëshpërim të madh.

Znj.Boneva informoi se megjithëse opozita është në bojkot, aktivitetet zgjedhore rrjedhin në përputhje me zhvillimin e zakonshëm, dhe se do të ndërmerren të gjitha masat për të mundësuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.  

Ajo kërkoi nga ambasadori bulgar që t'ua përcjellë porosinë kolegëve të tyre evropianë, se në ditën e zgjedhjeve qytetarët maqedonas do ta tregojnë kapacitetin e tyre demokratik dhe se shteti nuk duhet të vlerësohet vetëm nga veprimet e rretheve të caktuara në partitë politike. 

Në atë kontekst, siç informoi ambasadori bulgar, brenga në ambasadat evropiane është e madhe, është e domosdoshme që të ketë dialog politik, por ende ekziston shpresa për marrjen e raportit pozitiv.

Lidhur me raportet maqedonase-bulgare, të dy palët theksuan se duhet të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës, hapjen e shumë pikave kufitare, përforcimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike etj.

Shembujt e veçantë nuk duhet të jenë shkak për ftohjen e marrëdhënieve të të dy vendeve fqinje, politika nuk duhet të përzihet gjithkah, por duhet të ndërtohen ura lidhjeje.

U diskutua edhe për situatën momentale në Bulgari, por pavarësisht se çfarë do të jetë rezultati, duhet doemos të vazhdojë dinamika pozitive në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, ndërsa bashkëpunimi parlamentar të intensifikohet. 

Click