Aktivitetet



E enjte, 5 shtator 2013

TAKIMI I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE ME Z. IVO JOSIPOVIQ

Koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot realizuan takim me z. Ivo Josipoviq, kryetar i Republikës së Kroacisë, me kërkesë të tij.

Në takimin ishin të pranishëm koordinatorët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, znj. Sillvana Boneva, z. Igor Ivanovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, z. Nexhati Jakupi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, z. Imer Aliu, koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së, z. Goran Misovski, koordinat i grupit parlamentar të PRSD-së dhe z. Rejhan Durmishi, koordinator i grupit parlamentar i PAE-së dhe LS-së. 

Kryetar i Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipoviq, theksoi se bashkëpunimi parlamentar ndërmjet të dyja shteteve është i mirë dhe nuk janë hapur çështje ndërmjet të dyja vendeve.  Gjithashtu, ai theksoi thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Është interesante sesi funksionon demokracia parlamentare ku ka mendime të ndryshme, ai u interesua për punën e parlamentit dhe për bashkëpunimin e deputetëve.

Koordinatorët e grupeve parlamentare fillimisht ia uruan anëtarësimin Republikës së Kroacisë në BE, shprehën falënderim në Republikën e Kroacisë për përkrahjen që ia jep Republikës së Maqedonisë për realizimin e ëndrrës t'u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe se u vjen mirë që në Republikën e Kroacisë kanë lobistë të mirë në Bashkimin Evropian.

Koordinatorët e njoftuan z.Ivo Josipoviq, me punën e parlamentit dhe me problemet me të cilat ballafaqohen. U diskutua për sportin me fqinjin jugor, për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për ngjarjet e 24 dhjetorit.  

Click