Aktivitetet



E martë, 2 prill 2013, Beograd

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PRESIDENTIN E SERBISË TOMISLLAV NIKOLIQ

Edhe njëherë u vërtetuan marrëdhëniet miqësore dhe përkrahja e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në takimin e sotëm ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe Presidenti i Serbisë, z.Tomisllav Nikoliq. Të dy palët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet në vigjilje të datës së pritur për fillimin e negociatave me BE-në, për çështjen e emrit, por edhe për kontestin e kishës ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. 

Z.Veljanoski dhe z.Nikoliq shprehën kënaqësi nga intensifikimi i bashkëpunimit dhe nga takimet ndërmjet përfaqësuesve maqedonas dhe serbë. Presidenti serb potencoi se Republika e Serbisë i dëshiron Maqedonisë vetëm të mirën dhe se Maqedonia në veri ka mik dhe aleat.

Kryetari Veljanoski theksoi se të dy vendet duhet doemos ta përpunojnë agjendën e BE-së dhe se politikanët kanë për obligim dhe përgjegjësi që sa më shpejtë të realizohet ajo agjendë. Shprehu bindjen se në qershor edhe Maqedonia edhe Serbia do të marrin datë për fillimin e negociatave.

"Reformat i bëjmë për ne dhe për qytetarët me çka do të jemi më konkurrentë në tregun dhe më të përgatitur pasi të fillojnë negociatat", nënvizoi z.Veljanoski.

Gjithashtu ai u falënderua për gjithçka që bën Serbia për komunitetin maqedonas, por theksoi se Serbët në Maqedoni i qëndrojnë besnik shtetit ku jetojnë.

Vizita zyrtare e z.Veljanoski në Beograd ndodh në një periudhë të rëndësishme për Maqedoninë dhe e cila është në funksion të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa për Beogradin ky është një çast specifik i negociatave për Kosovën në Bruksel.
 
 

Click