Aktivitetet



E martë, 24 shtator 2013

TAKIMI I Z. HAJRULLA MISINI ME DELEGACIONIN PARLAMENTAR TURK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Harjulla Misini, sot, në kuadër të seminarit që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me temë: "Parlament i hapur: Transparenca e aktiviteteve parlamentare, realizoi takim me delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Bashkimin Evropian të Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga kryetari i komisionit, z. Mehmet Tekeliogllu dhe anëtarët, znj. Zuhall Topxhu, z. Mehmet Gjulinar dhe z. Oguz Ojan.

Në takimin u këmbyen mendime dhe qëndrime ndërmjet të dyja vendeve lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen, si vende kandidatë për anëtarësim në BE. Gjithashtu, ishte i përbashkët qëndrimi se edhe më tutje do të punojnë në përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane, me qëllim përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe realizimin e qëllimit të fundit, e ai është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Kryetari i Komisionit Parlamentar Turk për Harmonizim me Bashkimin Evropian, z.  Tekeliogllu, duke u falënderuar për mirëpritjen e vërtetoi bashkëpunimin e mirë miqësor ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë në të gjitha fushat, bashkëpunim i cili vazhdon edhe më tutje. Madje, nënvizoi se lidhur me Konferencën e tetë të ardhshme të komisioneve parlamentare për integrime/çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në Procesin për stabilizim dhe asociim të Evropës Juglindore - KOSAP, me të cilën do të kryesojë Republika e Maqedonisë do të parashtrojë propozim për anëtarësimin e Turqisë në këtë organizatë rajonale.  

Lidhur me këtë çështje kryetari i komisionit, z. Misini theksoi se në kuadër të kësaj konference, e cila duhet të mbahet në fund të nëntorit, gjatë kryesimit tonë me KOSAP-in, do të vendoset në rend dite edhe çështja që Turqia dhe Kosova të marrin status të anëtarëve të KOSAP-it. Misini informoi edhe për kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane, i cili është kompetent për ndjekjen e proceseve eurointegruese, por edhe për kryerjen e mbikëqyrjes parlamentare mbi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë lidhur me çështjet e BE-së.

Në fund të takimit, z. Tekeliogllu bëri ftesë për vizitë kthyese të delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin e Turqisë gjatë muajit tetor, si vërtetim për vazhdimin e marrëdhënieve të mira miqësore ndërmjet të dyja shteteve në plan parlamentar, për të cilin kryetari Misini shprehu falënderim.

 

 

Click