Aktivitetet



E martë, 17 shtator 2013

TAKIMI I ZNJ. RADMILLA SHEKERINSKA ME Z. ERKI TUOMIOJA

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, sot u takua me z. Erki Tuomioja, ministër i Punëve të Jashtme i Finlandës.  

Znj. Shekerinska e përshëndeti prezencën e ministrit të Punëve të Jashtme, z. Erki Tuomioja dhe shprehu falënderim për përkrahjen e Finlandës ndaj Maqedonisë në procesin e integrimit në BE dhe për qëndrimin pozitiv të shtetit ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, për të cilin ajo theksoi se është me rëndësi të veçantë për rajonin, veçanërisht për Republikën e Maqedonisë

Gjatë takimit, z. Tuomioja shprehu interes për gjendjen në media, në sektorin civil, si dhe për punën dhe funksionimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime. 

 

Click