Aktivitetet



E mërkurë, 6 shkurt 2013

TAKIMI JOFORMAL I ZNJ.SUZANA SALIU ME ZNJ.JOZEFINA TOPALLI

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Znj.Suzana Saliu sot në Shkup u takua me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Znj. Jozefina Topalli.

Gjatë drekës joformale funksionaret e të dyja vendeve edhe një herë vunë në pah bashkpunimin e mirë parlamentar që kanë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, biseduan për rolin shumë të rëndësishëm të parlamenteve në rrugën e eurointegrimeve si dhe për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe demokratike për imazhin demokratik të këtyre dy vendeve, kur dihet se të dy shtetet janë në prag të procesit të zgjedhjeve, të atyre lokale që do të mbahen në R. e Maqedonisë në mars dhe të atyre parlamentare në R. e Shqipërisë të parapara në muajin qershor.

Znj.Saliu dhe Znj.Topalli biseduan edhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me rolin, përgjegjësinë dhe sfidat që kanë përpara  deputetët e të dy parlamenteve.

Click